◾◾◾

Nëse do të duam të analizojmë Ramën dhe ardhjen e tij në pushtet, nuk duhet të fokusohemi vetëm tek preardhja e tij familjare. Jo! Edi Rama ka pasur (edhe ka) një grup që ka kontribuar që ai të marrë gjithëpushtetshmërinë. Ky grup që përpiqet të evidentohet si super elitar, ka qenë në fakt zëri, penda, vula, altoparlanti e deri mikrofoni Ramës.

Dhe nuk e kam fjalën për Much Nanon, Artani që dit ë gjitha, Ngjela amerikanëve dhe FBI, Lorenci i folklorit popullor. Ata janë vetëm rripi parë në llogore, që shpesh thotë më shumë se ç’di dhe që për rrjedhojë hanë goditjet për bufonatat që thonë.

Ideologët dhe mendjet pas ngritjes së Ramës janë në fakt të tjeret. Ata që dëshmojnë se janë baballarët e kulturës kombëtare. Ata që kanë ngritur imazhin e rremë të njeriut artist. Njerëzit që kanë shkruar “Kurbanin” duke manipuluar faktet historike në shërbim të Edi Ramës dhe etjes së tij të pashuar për pushtet.

Janë ata që kanë shpërndarë qindra bursa për vetëm një krah të politikës. Ata që pasi mbaron fakultetin të hapin vendin e punës në shtet ose NGO apo dhe BE. Njerëz që marrin çmime kur tarafi tyre merr pushtetin. Ata që dikur këndonin me kitare “Beatles” në plazhet e Jalit ku edhe vendalijtë nuk zbrisnin dot.

Sado që shpesh ata kanë shkruar ethshëm kundër Ramës, kurrë nuk kanë guxuar të sulmojnë thelbin e problemit. Kritika e tyre ka qenë një shpluhurosje më shumë se sa një pastrim me themel. Ata janë angazhuar të reduktojnë shqetësimet reale të problemit duke evidentuar hallin personal të tyre.

Pikërisht elitarët e Ramës nuk janë mërzitur kurrë vetëm se nga injorimi që Rama u ka bërë atyre. Natyrisht, ky menefregizëm i ka acaruar dhe jo rrallë herë kanë kerkuar të gjejnë alternativa që “I përshtaten” atyre. Projektorë ku ata të qeverisin dhe sundojnë opozitën për Ramën. Një opozitë “qytetare” që do te thotë “opozitë e Bllokut”.

Pasi kështu Lideri tyre do t’i shohë dhe do t’i miklojë apo do kujtohet për ta. Ky grup e di shumë mirë si ta kritikojë Ramën (apo Zeusin Kadare) pa e ofenduar, si ta pështyjë pa i shkuar pështyma. Ja kështu, ata këtkojnë projektorët për të rënë në sy të Liderit, krijesës aë tyre, pasi e duan. Dhe e duan sepse Lideri ka një pjesë te tyre, thellë Rama ka një pjesë të tyre.

Sa herë që projektorët nuk kanë shkëlqyer ata janë larguar në kërkim të projektorëve të rinj.
Përherë janë rekur të luftojnë për atdheun sipas formës qe duan t’i japin vetes. Kur dikush u rrëmben skenën ata xhindosen pasi duan vëmendjen e atij që po i neglizhon.

 

Facebook Comments