Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Femija ka kujtese te shkelqyer aq sa kur dekada me pas i vjen mosha e thyer dhe pleqeria si nje cikel normal i jetes njerezore ze e rrefen me saktesi te admirueshme ngjarje e historira te cuditeshme ndodhur vite e vite me pare …te cilat per nje aresye a tjetren mund te kene lene gjurme te pa-shlyeshme ne kujtesen e memorjen e tij…

Nje te tille do ju rrefej edhe une juve sot o miqte e mij…

…Duhet te kete qene saktesisht fundi i Korrikut te vitit 1971….sapo kisha perfunduar me rrezultate te shkelqyera klasen e 5 te shkolles fillore dhe ate vere me kish buzeqeshur disi fatti teksa nje turn 15 ditor po pushoja se bashku me shume bashke-moshatare te mij nga e gjithe Shqiperia…ne Kampin e Pionereve ”Qemal Stafa ” ne Durres…

Nje buze mbremje …shkeputem me nja dy tre shoke te mij per te blere nje Akullore se gjate gjithe asaj dite kishte qene nje vape e tmerreshme …

Dyqani ose Pasticeria ne fjale ishin ngjitur me murin rethues te kampit ne kryqezimin e e tij me shtepine e pushimit te Ministrise se Brendeshme ose sic quhej ne ate kohe Kavalishenca…

Teksa kishim marre ne duar akulloren e zume ta lepijme me qejf te madh …nje ze i cuditshem ne forme pasthirrme i nje oficeri qe ishte aty se bashku me te shoqen e femijen e tij te vogel jo me shume se 6-7 vjecar qe gjithashtu kishin marre nga nje akullore …na beri te kthejme kokat vrik e te shihnin se c’kishte ndodhur…

…Grua shife – shife se kush po vjen…shihi ata dy burrat aty me kapele republike ne koke …ata moj ata qe po ecin aty tek trotuari….dhe fjala ishte per dy burra e pas tyre dy te tjere qe i shoqeronin ata nga pas …jo me larg se 50 metra nga dyqani ku ishim ne…

Eshte shoku Hysni e ai ne krah te tij eshte shoku Manush…marshalla sa mire qenkan me shendet -ju kthye gruas qe rrinte si e shastisur oficeri qe dukej se ishte ngazelluar sa me s’ka qe po i shihte shoket e Udheheqjes se larte te Partise te shetisnin ashtu te qete e te lire krah per krah njeri tjetrit…e prane popullit te tyre….

Ne …kalamajve te gjore na shokoi disi kjo”ngjarje” e akullorja te cilen e kishim blere me aq qejf na mbeti ne dore e zu te na shkrihej se doemos u hutuam krejt… pasi ku kishim pare ne ndonjehere kaq afer dy Udheheqesa te Medhenj …dy burra e dy njerez qe mengjes, dreke , darke jetonin e punonin me xhaxhin Enver…dhe ishin shoket e tij me te ngushte…

Natyrisht qe fytyrat e tyre i njihninim fort mire pasi na ishin ngulitur perjetesisht ne tru e ne memorjen tone pasi nuk kishte shkolle e institucion ne Shqiperi qe te mos kish te varura ne mure fotografite e te gjithe Anetareve te Byrose Politike… aq sa edhe emrat e tyre tashme ne i dinim permendesh…

Nja dy here qe kishim parakaluar me shkollat 8 vjecare te kryeqytetit ne paraden” madheshtore” te 1 Majit… ata…udheheqesit e medhenj i kisha pare edhe ne Tribune…ku ne mes tyre si gjithmone ndodhej AI…komandanti e mesuesi i pa gabueshem…por kaq afer e kaq LIVE sic i pashe ate buze mbremje fund-korriku te 48 viteve me pare …kurre s’me kish qelluar ti shihja…

Hysniu kish kryqezuar duart ne gjoks ndersa Manushi sec i spjegonte me duar e ai here pas here tundte koken ne shenje aprovimi…

Te dy ishin veshur me kostume verore doku e jakat e bardha te kemishave i kishin nxjerre mbi jaken e xhaketes… e ne koke mbanin nga nje borsaline verore …nje lloj mode veshje kjo tipike sovjetike e asaj kohe…e pse jo edhe model kinez i ”thjeshtesise ” se Mao Ce Dunit mikut te ri e te madh te Shqiperise socialiste te Enver Hoxhes

Pas tyre po veshur me kostume doku a teritali …vazhdonin ritualin e tyre te zakonshem e te rendomte te shoqerim-ruajtjes dy shoqeruesit e tyre ..te cilit ecnin vetem disa pak metra mbrapa tyre me duart pas shpine …me syze dielli e shume serioze ne fytyre…

Na u afruan aq shume sa njeri prej shoqeruesve na beri shenje qe te leviznim e te largoheshim prej aty ku ishim…por nderkohe fatmiresisht udheheqesit nderruan mendje e nisen te ktheheshin mbrapsht po prej se njejtes rruge edhe prej nga kishin ardhur …duke marre per nga Blloku Veror ku pushonte zakonisht udheheqja e larte shteterore e Shqiperise…

Kaq afer jooo s’kishim pare kurre udheheqes tanet …jo jo …biles as qe e kishim cuar ndonjehere ne mend se mund ti shihnim kesisoj…duke ju pare fytyrat e duke ju degjuar zerin…kaq prane nesh…popullit e ”femijeve te lumtur” te Shqiperise socialiste…

Sec kish dicka ndryshe tek ta…nuk mu duken si njerez normale e te zakonshem…kishin dicka te vecante nga ne…sikur ishin disi enigmatike, misterioze ,, jashte-tokesore…,sec kishin dicka mes te qenit njerez fallso e te frikshem dhe stermundimit per tu dukur popull e per te qene pjese e tij…madje drejtues , udheheqes…e me te mencur se ai…aq sa te krijohej pershtypja se ata nga cdo gje mund te kishin dale por nga populli e prej popullit te tyre veshtire ta besoje dot.,..

Ata ishin komplet ndryshe nga ne …edhe te veshuren e kishin ndryshe,,,,edhe te ecuren , te foluren, buzeqeshjen a vrenjtjen e surratit,,,,veprimet qe benin …menyren se si llafosnin,…e aq me shume ta perforconte kete gje…qenia prapa tyre ne cdo hap e rojeve civile qe i ruanin kudo qe ata shkelnin…dite – nate…

Sa here mes atij sinqeriteti femijnor te kohes pyesja veten…po keta jane udheheqesit tane …jane bijte e ketij populli per te cilin flasin pa pushim…atehere perse dhe nga kush i ruajne ata ”shoqeruesit” qe ju vene mbrapa…?

Nejse…ishte hera e pare qe shihja Live …udheheqes te larte partie…dhe jo dosido por dy prej me te larteve te tyre Hysniun dhe Manushin qe per vite me radhe ishin e mbeten krahe te forte besnike e fanatike te Komandantit…

Tete vjet me pas …me 1979 …Hysniu do te ikte nga kjo bote diku ne nje klinike te Parisit ne prani te Ramiz Alise…ku edhe sot e kesaj dite bashkeshortja e dyte e tij Vito Kapo e akuzon Ramizin por edhe nje pjese te kupoles se larte byroiste se ja kane helmuar te shoqin per ta eliminuar ne rrugen e tij si pasues besnik i Enverit …

Nderkohe 7 vjet pasi e kisha pare nga aq afer Myftiun do ta shihja edhe njehere edhe me nga afer akoma…

Sapo kisha mbaruar shkollen e mesme te Kultures me 1978… e po pergatitesha te konkuroja ne Insitutin e Larte te Arteve ose prisja edhe ndonje lloj mundesie per te shkuar ne Fakultetin Histori-fillologji…nese do te me lejonin natyrisht pasi edhe pse kisha dale shkelqyeshem me mesime …ata nuk ta benin fort te gjate”’te hapnin kartat” e te degdisnin ne ndonje koperative a miniere e hajde gjeje po deshe…

Dhe saktesisht keshtu ndodhi…kur ate pasdite te fund gushtit te atij viti ne nje nga sallat e ish komitetit Ekzekutiv ngjitur me ish Bar Kursalin …na mblodhi nja reth 30 djem qe sapo kishim mbaruar shkollen e mesme pikerisht ky Manush Myftiu …e pasi na foli per te ardhmen e ndritur te Shqiperise socialiste e kontributin qe duhej te jepnim per te ne rinia pjesa me vitale e vendit dhe e shoqerise…na komunikoi permes Nesip Ibrahimit …kryetarit te atehershem te Kom. Ekz. [Babait te kreut te KLP se sotme Gentit qe pretendon se do te vendose e sjelle drejtesi ne Shqiperi]….vendet se ku do te kryenim stazhin derisa te mesonim nese do te na dilte shkolla e larte apo jo…

Disave ”telebingua” ju ra per ne Miniren e Valiasit dikujt tjeter per ne koperativat e disa fshatrave te Tiranes…e mua ”fatmiresisht” …te punoja me 3 turne ne kaldajen e Uzines se Re te 2000 apartamenteve qe sapo ishte inaguruar atje tutje ne Laprake ne krah te Kombinatit te materialeve te ndertimit Josif Pashko…

Mu duk sikur me ra tavani mbi koke …dhe ai …te cilit disa vite me pare ja kisha pare per here te pare fytyren nga aq afer..e qe tani e kisha pothuajse balle per balle ne kete salle ku dikush po e perdhoste kaq banalisht rinine e enderren time per shkollim duke me cuar te punoja ne nje Kaldaje me qymyr…ku kisha Shef… nje sekretar partie me dy klase shkolle me emrin Laze e me pergjegjes turni Arif jevgun e Brrakes…AI pra Manush Myftiu qe nga ai cast mu shnderrua ne fytyra me e urryer gjate gjithe jetes sime…

Vite me pas …edhe ky monster do te ikte nga kjo bote madje si per ironi te fatit …ne vitin e mbrapshte shqiptar te 97…

E kur pas renies se komunizmit u hapen letrat …ishte e tmerreshme te lexoje se cfare detyrash te larta e te rendeishme ”partie” kishin mbuluar shoket Hysni e Manush…ku i pari ishte marre me kuadrin e larte e special te partise se tij e me listat e familjeve te persekutuara politikisht…ndersa i dyti kishte qene kryetar i perhershem i Komisionit te Internim -Debimeve …e qe te dy keta kriminele per vite me radhe kishin marre me qafe kushedi se sa e sa familje te ndershme shqiptaresh….kushedi se sa intelektuale e patriote vetem e vetem se nuk mendonin si ata e si partia e tyre ndaj dhe per kete ishin futur ne listat e ” armiqve te popullit”…ndaj dhe vuajten si pak kush tjeter per dekada me radhe prej tekave inatcore e antinjerezore te diktatorit …teka te cilat shoqeroheshin kobshem edhe nga firmat e Hysniut e te Manushit…

Ndaj …kurre nuk mu hoq dot nga mendja ajo buze mbremje e larget e korrikt te vitit 1971 kur per here te pare ne jeten time pashe nga aq afer dy fytyra Alienesh te frikshem shqiptare…

Facebook Comments