Nga Stefan ÇAPALIKU

◾◾◾

Sot është një ditë shumë e trishtuar.
Shkova në varrimin e komshijes së dashur. Mirëpo siç e përmban tradita e fesë së tyre, në mes të vakisë kishte një person për të identifikuar personin e rradhës që do të vdiste.
Pas një përqëndrimi të gjatë, vizionari tha se personi tjetër, i cili mund të ishte i vdekuri i ardhshëm do të ishte ai, që do të dilte i pari nga varrezat.
Jemi këtu prej pesë orësh.
Kemi porositur pica, birra dhe kafe.
Ka një grup që luan letra, disa burra të moshuar luajnë domino dhe të tjerët merren me telefonat e vet celularë.
Kemi pasë probleme me rojen, sepse donte të na hidhte përjashta, por dikush prej nesh ia ka dalë ta rrahë e ta bëjë copash.
Vazhdojmë të jemi të gjithë ende ndër varreza.
Sonte po gatuajmë edhe për policët, të cilët mbasi që kanë ndërhyrë për të na nxjerrë jashtë, nuk ia mban të dalin.
Do t’ju mbajmë të përditësuar!

Facebook Comments