Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Asambleja e P.S.-së spastroi të gjithë socialistët nga drejtimi i P.S.-së. Tashti “timonin” e partisë e drejton Edi Rama me veglat e tija të bindura që i përgjigjen modelit “Edirama” në formë e përmbajtje.
Në këtë asamble të P.S.-së u shkarkuan edhe socialistët e fundit, për tu zëvendësuar nga “kamikazët” e Edi Ramës.
Që me ardhjen në krye të P.S.-së, Edi Rama ka bërë disa spastrime në PS. Në pamje të parë të duket sikur Edi Rama po e reformon gjoja P.S.në! Por në të vërtetë është krijimi i një “Rilindje politike” të komanduar dhe kontrolluar nga Edi Rama.
Me largimin e Lindita Nikollës, Edi Rama largoi një ish-ministre të bindur dhe të përdorur politikisht nga ai duke i dhënë një pozicion më të lehtë. Lindita Nikolli shkatërroi arësimin në të gjitha nivelet me urdhërat politik të Edi Ramës.
Largimi i Ditmir Bushtatit, duket si njëlloj strategjie për ti thënë opinionit se u largua djali i një zyrtari të lartë të ish-nomenklaturës komuniste. Këto “akuza” i janë bërë vecanërisht nga Shkodra. Gjithashtu me largimin e Ditmir Bushatit Edi Rama justifikon akuzat që P.D.-ja dhe media ndërkombëtare i kanë bërë Ditmir Bushatit për blerjen e votave në bashkëpunim me bandat lokale.
Në të vërtetë Ditmir Bushati ka blerë vota në qarkun e Shkodrës, i komanduar dhe kontrolluar nda Edi Rama. Mbasi Edi Rama e përdori Ditmir Bushatin e largoi si kordinator i Shkodrës.
Me këto spastrime në P.S., Edi Rama forcon edhe pozitat si kryetarë i P.S.-së në opozitë i pa “kërcënuar” nga vegla tjetër e tij dhe pretendenti për këtë post Erion Velija.
Edi Rama e kupton shumë mirë se i ka ditët e numëruara si kryeministër i dështuar. Spastrimet e fundit në P.S. dhe paralajmërimi për largim deputetetësh nga lista e Rilindjes i japin mundësinë Ramës të kontrollojë P.S.-në edhe në opozitë.
Shembja e Teatrit është instalimi përfundimtarë i autokracisë së Edi Ramës.
Këto afera antikushtetuese të një kryeministri autokrat, zgjedhjet antikushtetuese të 30 Qershorit dhe situata e rënduar ekonomike dhe politike në vend shënojnë fundin e Edi Ramës.
Largimet e fundit e kordinatorëve të P.S.-së dhe aferat milionëshe si ajo e teatrit nuk e shpëtojnë Edi Ramën as si kryeministër as në të ardhmen në opozitë.
Edi Ramën e kanë larguar nga pushteti 85% e shqiptarëve dhe nuk ka “Rilindas” që e shpëton dhe e mbron nga aferat e tija milionëshe me paratë e vjedhura publike!

Facebook Comments