Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Sot policia qorre , shurdhe e memece…por edhe kriminale e Rame – Lleshit …dhe police injorante me uniforme qe absolutisht nuk e dine kuptimin e fjales Teater e jo me te kene qene qofte edhe nje here te vetme spektatore te tij… e ju siguroj qe kurre nuk kane degjuar per Sander Prosin,Ndrek Lucen, Sulejman Pitarken , Kadri Roshin, Roland Trebicken ,Bert Ndreniken ,Bujar Lakon, Ndricim Xhepen …etj etj sikurse edhe per Margarita Xhepen, Violeta Manushin,Tinka Kurtin, Pavlina Manin, Drita Pelingun, Roza Anagnostin, Yllka Mujon etj etj …guxoi e ju versul si bishe e terbuar Godines Simbol te kultures e qyteterimit kombetar shqiptar …Teatrit Kombetar te Shqiperise..

Police anadollake, militante e fanatike partish politike e lideresh hajdute si dhe skllever te bindur te nje vendi pune e te nje rroge qesharake guxuan e vune dore e dhunuan fizikisht Artistet tane e goditen me grushte mjaft prej qendrestareve heronj te Simbolit -Teater qe aq shume nxjerr lakuriq babezine e hajduterine e qeverise Rama e Veliaj se bashku me lukunine e Ujqerve te uritur qe ju vete pas…per prehen e radhes….

As policia e sambistet e diktatures nuk e paten goditur atehere 29 vite me pare artistin e njohur Edmond Budina …e ja tek e terheq zvarre sot policia e atij bastardi me emrin Edvin qe po vite me pare prezantonte Refleksionet e tija ”te famshme” kunder komunizmit e diktatures pikerisht ne sallen e Akademise se Arteve ku ishin dipllomuar Budina me shoke…

Artiste te ngujuar e te rrethuar brenda Tempullit te tyre paqesor nga forca te shumta policore e forca te gatshme te armatosura te nderhyrjes se shpejte…. sikur te jene kriminele e jo ajka e qytetarise dhe e civilizimit te ketij kombi…injoranca perballe dijes o zot cfare tmerri dhe cfare beteje e pa barabarte,.,,fjala e lire dhe arti perballe armeve e shkopinjve te gomes …cfare menxyre .. ku kemi mberritur…

Dhe mes cudirave extreme qe ofron cdo dite kjo e gjora Shqiperi e jona cudi mbi cudite pjell vete politika e saj bastarde qe e shpuri deri ketu kete vend e kete popull…saqe sot… po kjo lloj politike bastarde e kanibale po i ve kazmen e rruspat, fadromat e buldozeret Sander Prosit e Margarita Xhepes me shoke e shoqe…

Del Ilir Meta e thote se sapo dorezova padine ne Gjykaten e Larte per pa- ligjshmerine e anti-kushtetutshmerine e aktit te pa precendt te prishjes se Teatrit Kombetar…po mire more z.President …sot u kujtove ti ta dorezosh kete akt – padi.,…sot qe kryehorri-kryeminister ka urdheruar policine per te bastisur Teatrin e krebashkiaku delenxhi e hajdut i Tiranes ka vene ne dispozicion fadromat per shembjen e rrenimin e tij si objekt?

Del krye-banditi krye-minister dhe thote publikisht se Teatrin do e prishim se s’ben dhe se shumica nuk do ti nenshtrohet kurre pakices …per cilen shumice e per cilen pakice e ke fjalen o i marre e i dale mendsh …per ate qe vetem 15 % te erdhi pas ne cmendurine tende te 30 qershorit dhe 85 % te abandonoi e te sikterisi me perbuzje e neveri?

Del Arben Malaj…ai qe luajti teater per kaq vjet mbi kurrizin e ketij vendi e te ketij populli dhe bertet e uleret …Mbroni Teatrin…po nga kush ta mbrojme o vemje e peshtire…nga vetja apo nga Monstra te llojit tend qe e cuat kete vend e kete popull deri ne kete fare derexheje saqe sot e kini detyruar te bredhe si cifuti ne shkretetire e te marre i tromaksur neper bote si kurre me pare arratine prej Atdheut te tij….?

Del Lulezim Basha …i ngujuar perkohesisht brenda Teatrit se bashku me nje grup Artistesh e thote …tani po iki une se kam nje mbledhje me Kryebashkiaket demokrate e pas saj edhe nje Dreke pune me Dipllomatet…[???]…

Fshati digjet e kurva krihet o Lulzim…keshtu i thone kesaj palo-axhendes tende …

Po pse nuk mund ta shtyje dot mbledhjen me kryebashkiaket ti apo te ra Sheqeri ne uje sikurse thote populli…nuk mund te rrije dot aty ti bashke me qendrestaret e heronjte e vertete te barrikades anti Rama – Veliaj te cilet jane kthyer realisht ne simbol te qendreses kombetare me vepra e jo me fjale e as me xhiro-protesta bulevardit ?

Po fjala vjen ne shenje proteste e sensibilizimi me krejt Shqiperine e shqiptaret nuk mund ta anulloje fare dhe publikisht Dreken me Dipllomatet e huaj …sepse jane pikerisht keta fare dipllomatesh qe i kane dhene kaq guxim e liri, kaq perkrahje e duar te lira banditit Rama e kelyshit te tij Veliaj qe te ”trimerohen” sot kaq fort saqe ta rethojne tempullin e artit e te kultures shqiptare ne mes te Tiranes me polici e fadroma per ta dhunuar e shkaterruar kesisoj?

Boll me …e turpshme sa me s’ka…pse nuk i bete thirrje shqiptareve pa simbole partie e pa dallim bindjesh politike …. fjala vjen ju z. President Meta si simbol i unitetit komnbetar qe ata te mblidheshin sot per te mbrojtur Teatrin….. …por edhe ju z. Basha, PD dhe Opozita te ftonit e tu thoshit te gjithe shqiptareve e simpatizanteve tuaj te mblidheshin sot tek Teatri per ta mbrojtur ate nga hordhite e bastardeve Rama – Veliaj ….ashtu sikurse i keni thirrur kaq e kaq heret shqiptaret per te qene me ju ne bulevard, para parlamentit, tek selia blu ….etj etj e per te thirrur Rama ik… dhe e duam Shqiperine si gjithe Europa ?

Ndaj mjaft me luajtet Teater me Teatrin…

Teatri sot simbolikisht eshte Shqiperia …mbrojtja e tij eshte njesoj sikur te mbrosh Atdheun tend nga barbaret …eshte njesoj sikur te luftosh qe pa dija e injoranca te mos depertojne me erresiren e barbarine e tyre te frikeshme brenda drites e rrezes se shpreses se besimit tek e nesermja qe lind agime e jo muzgje me re te zeza …

Shqiptare …mbroni historine e kulturen tuaj…mbroni dinjitetin e personalitetin tuaj.,..luftoni qe te mos ju a neperkembin kurre ate c’ka i perket vlerave tuaja kombetare e traditave tuaja si komb e si popull dhe mos prisni kurre qe nje gje te tille t’u bejne politika e politikanet tuaj bastarde te cilet jane pergjegjesit e fajtoret kryesore te katandisjes se Shqiperise ne derexhene e sotme aq sa dhimbja per te ka dale pertej shpirtit e zemres…

Mbroni Teatrin …po ra Teatri ka rene Shqiperia…

Facebook Comments