Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

DELEDASH m.
Kafshë a bimë që i ka të zhvilluara krahas organet mashkullore dhe ato femërore, qenie që ka tiparet e të dy sekseve; hermafrodit.

Ju a them që në fillim që më pëlqen ajo që mundohet të thotë Adi në Krastisht!
Si të gjithë ne edhe ai e ka kuptuar që Rilindja nuk është më një Titanik por një nëndetëse që po mbytet dhe nëndetëset nuk përdorin varka shpëtimi.

I rrahur nga PD-ja dhe i fyer dhe i përzënë nga tepsia e PS-së apo RL-së (Rilindjes) Adi ky mbijetues i talentuar, ky Johnny Walker i televizioneve shqiptare, ka vendosur të përdorë për interesat e tija të ngushta personale ata të cilët i ka mashtruar me propagandën e tij “artistike” që prej “12 vallzime pa një të shtunë”, shikuesit e tij…

Zgjedhja e monologut nga një zanatçi i bisedave televizive është gjeniale.
Krasta i urren pyetjet por më shumë akoma urren kohën kur jetonte me të ardhura modeste.
Duke i bërë të pamundur kuriozëve të pyesin si u pasurua rrufeshëm pas ardhjes nga Londra, si u bë pronar i apartamentit luksoz tek rruga e Elbasanit apo vilës në Gjirin e Lalzit…Krasta monologon

Po të dashur shikues Adi që dikur paguhej nga Vera Grabocka me 1500-2000$ për gjithë spektaklin, pas ardhjes nga Londra dhe pas bashkëpunimit me mjeshtrin e Telebingos, Pali Kuke kuptoi që propaganda në favor të padronëve paguhej me shuma marramendëse.

Kështu që me stil londinez dhe pa u kthyer në një Gjebre apo Fevzi, Çani apo Balla, Vasili apo Xhunga, Krasta përdori imitimin e American Idol (“Ethet e së premtes mbrëma” a.k.a “Saturday’s Night Fever”) për qëllimet e veta ekonomike duke ju shërbyer mjeshtërisht politikanëve të përzgjedhur, me auditorin më të lakmuar prej tyre, prindërit dhe fëmijët.

I distancuar herët prej polit Grabocka-Gjebrea ai asnjëherë nuk u bë ndryshe prej tyre por si një LSI e shkëputur nga PS-ja, Krasta vetëm ndryshoi kahun e parave të hedhura nga politika në drejtim të financave personale.

Duke kujtuar show-un e tij revolucionar në Pallatin e Kongreseve thirrjen e tij për rrëzimin e PD-së dhe Sali Berishës “me votë”, duke parë dhe përpjekjet e tija gati një vjeçare për t’ju ngjitur Opozitës që është gati për t’u bërë Pozitë, monologu i tij më duket qesharak, përpjekja e tij e përsëritur për të paraqitur veten si King Maker më kujton King Edin që e degjeneroi në sy të gruas dhe të gjithë të pranishmëve në party-n e ditëlindjes të organizuar nga Lali €ri.

Ad Krasta ti nuk je gazetar, aq më pak i pavarur apo i paanshëm.

Ti je një vegël e propagandës, një manipulator i shikuesve në favor të atyre që të paguajnë më mirë.

Duke të uruar qëndrim të gjatë në 24 News po e mbyll duke të kujtuar që populli ynë, shikuesi yt është i lodhur nga monologjet, nga monizmi , nga diktaturat qoftë ato edhe mediatike, shqiptarët kanë nevojë të dialogojnë, të pyesin, të përgjigjen, të dëgjohen…

Ndaj zgjedhja jote MONOLOGU* në shekullin e XXI në kohën e komunikimit më masiv në historinë e njerëzimit është totalisht e gabuar.

* Monologos: Speaking alone, të folurit me vete.😉

Facebook Comments