Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Ja pse paska vdekur shoku Enver….

Me mjaftuan 100 faqet e para te Librit te Tom Sojerit te Bllokut …Doc. Isuf Kalos …ku i rrituri ne Bllok shkruan per Bllokun …qe te kuptoja me se fundi e pas 34 vjetesh se pse paska vdekur ”aq i ri” shoku Enver dhe kush qenka bere sebep per vdekjen e tij…

Me ato qe shkruan vete Cufja i Bllokut ,,,ku here flet per flirtet e gruas se djalit te Mehmetit me dipllomate te huaj… e here per agjenturat e vete ish kryeministrit Shehu qe paskan nisur qe ne nje takim me Titon e djalin e Curcillit ne transoqeanikun’ Quins Elisabeth”’dekada me pare… here per lidhjet e takimet e fshehta te djalit te Mehmet agjentit, Bashkimit me Kadarene bazhibozuk e desident… …

E ku here behet fjale per Nuset e Dhendurret e Bllokut …e pastaj kalohet serisht ne konspiracione e komplote brenda Bllokut e udheheqjes se larte te Partise ku synimi kryesor gjithmone ka qene ai Zeusi ose Komandanti e ku gjithmone ne ngjarje te tilla delikate e me spec per te cilat mjaft te degjoje dicka e te dije qofte edhe fare pak e jo me te ishe vete okular sic thote vazhdimisht per cdo ngjarje te tille Tom Sojer Kalo… te ikte koka e te shuhej fisi krejt…

Me pas Kalo flet per Plakat e udheheqesve ose Nenote e Anete e tyre qe vdisnin per njecike doktor e per ca Hape [ ilace]…por edhe per grate tekanjoze te Byroisteve ku Vitua e Hysniut, Fiqiretja e Mehmetit e sidomos Nexhmija e Enverit me nje fjale apo nje enderr te keqe qe mund te kishin pare te fusnin shtate pashe nen Dhe…etj etj

E perseri Kalo zberthen komplotet e armiqve te Enverit e te Partise duke nisur qe me Beqirin, Dumen e Cakon…e me radhe Lubonjen, Pacramin, Ngjelen, Theodhosin, Kellezin…e deri tek ”vetvrasja ” me dy plumba ….e me pistolete ne dore e ”kryetrimit” te luftes Mehmetit … per te vazhduar cirkun neper agjenturat e bllokut te cilat i fantazonte vete Enveri kur e zinte koken keq ne jastekun e krevatit te tij…derisa coi me pas ne plumb edhe vete Kadriun, Fecorin M.e Ll. Zicishtin… etj etj…

Dhe sic thote po vete Cufja i Bllokut .,..ne te gjitha keto ”termete” te frikeshme qe moren kushedi sa jete njerezish te fajshem e te pa fajshem prezent e deshmitar okular ka qene po vete doc. personal i Enverit…ai pra …dora vete Isuf Kalo…

Ok mor doctor Kalo ok…po ti more kodosh i rritur e i llastuar si pak kush pikerisht ne ate Folene e Grenxave qe ne ate kohe nga te gjithe shqiptaret njihej me fjalen Bllok… cfare i bie te kesh qene Spiun e Agjent personal i sigurimit te Enverit apo doctor personal i tij e i familjes se tij…

I bie sic shkruan ti qe punen e rolin e doctorit per shendetin Komandantin ta kete bere injoranti fanatik Sulo Gradeci …se ti vete thua qe per cdo gje te shendetit te tij,,,me porosine e ilaceve, me blerjen e tyre jashte shtetit, me dorezimin tek Infermierja e tij personale Kostandina…me instruksionin e perdorimit te barnave ,,,me matjen e tensionit …me berjen e gjilperave…etj etj …merrej vetem e posacerisht vete shoku Sulo e nuk guxonte askush tjeter qofte edhe nga grupi i mjekeve te tij…

Ndersa ty si ”doctor” te paska takuar te mereshe me grupet e spiuneve dhe agjenturave…me kalamajte ”capraze” te Bllokut, me nuset, dhenduret, me Anete, grate e byroisteve, me Dadon e kalamajve te Mehmetit , me tradhetite, me porosite sekrete te Ramizit…me shpartalllimin e agjenturave te Beqirit, Mehmetit e Kadriut etj etj…

Jazek te qofte o doctor Cufja qe na i paske lene shendetin e jeten e komandantit ne duart e doctorit injorant prej gerxheve te Skraparit me emrin Sulo…

Pra Sulua e Behari qenkan marre me shendetin e Enverit ndersa ti e doctor Sabiti qenkerkishit marre me zbulimin e grupeve armiqesore…ja pra qe me se fundi shqiptaret zbuluan se pse na paskej vdekur aq i ri ne moshe Enveri e kush na qenka bere sebep per vdekjen e tij te parakoheshme…

Ok…le t’ju gjykoje populli e Partia …posi …posi Partia juaj ju arreston…ju gjykon e ju denon e po ta keni mbushur kupen e po t’ja keni patur me hile …. ju fut edhe nje plumb pas koke ok…pse c’kujtuat ju …kaq kollaj mund ta kalojne sot shoket Edi e Gramoz kete pakujdesi te rende , kete neglizhence e abuzim tuajin me detyren e shenjte…ate te ruajtjes se shendetit e jetes se Komandantit…

Prandaj na iku aq i ri nga duart ne …Enveri yne …harram e paci buken e popullit…

Aman o doctor Cufja…se u lodha e me zu koka se lexuari gallatat, qyfyret, aventurat e perrallat e tua ne Shtetin – Bllok te asaj lloj Shqiperi- zezes qe vetem ajo e di sec hoqi prej tij e prej banoreve te tij… mjaft me ore njeri mjaft…mos e turpero ate lloj emri te mire qe ke si mjek e si profesionist vertet i zoti ne zanatin e profilin tend …e mos ngaterro te Henen me te Shtunen…ok…

Ne kete moshe te thyer e ne vend qe ti lutesh zotit qe shyqyr qe ai Blloku nuk ta hengri edhe ty koken si shume te tjereve se sot do ishe harruar krejt e me kohe …e ne vend qe te merresh me niperit e mbesat e tua e ti gezosh ata …apo edhe te shkruash ndonje gje profesionale nga zanati yt per t’ju a lene trashegim brezave qe do te vijne pas nesh …ti akoma merresh me Bllokun…Nexhmijen …Sulon e Komandantin…ti qofsh e zoti te ruajte nga mende e kokes ok…

Gjithesesi kur te vish tek ajo pjesa qe ti e Sulua e gjetet shokun Enver me gjilpere ne dore duke arnuar corapet e veta e juve u preket aq fort sa nxituat e zbathhet corapet tuaja per t’ja dhene atij ti vishte por Nexhmija ju refuzoi se kishte frike nga mikrobet e mundeshme tuajat…te lutem me njofto e me bej nje ze se vdes une per te lexuar pasazhe e kujtime te tilla ”vertet teper personale”’… e sidomos kur vijne era kembe e corape…

Me thuaj edhe per ate pjesen tjeter kur Behari …te cilit i jepej edhe per pune mekanike …e ndihmoi ate pasdite shiu ne Pogradec shokun Enver te rregullonte nja dy tela te keputur te cadres se tij personale Made in Gjirokastra… kur e gjeti te bere qull ne Tushemishtin e Teto Ollges…ok…

E se fundi meqenese e nderpreva leximin e librit tend me skenar e ide te Naim Cilit alias Henry Hoxha, Shehu , Alia ose Rama pak rendesi ka …nje pyetje publike kisha per ty…personalisht vetem per ty si ”mjek personal” i komandantit ….

Ore doc. Cufja …meqenese populli qe ne ate kohe fliste e bente thashetheme per orientimin seksual te komandantit e aq me shume nisur qe pas vdekjes e pas renies se bustit te tij ….teksa doli edhe nofka Dulla…mire qe nga zemra, nga diabeti, nga tensioni, e nga gjithcka tjeter ”edhe mund” ta kesh vizituar sepse doemos punet e shumta e hallet e partise nuk te kane lene dot kurre te merreshe sic duhej me zanatin tend ….

Po nga By….a …nga prapa mo nga pas a e ke vizituar ndonjehere …e nese po thuana o njeri se s’na ze gjumi si ishte i cpuar, i fryre ne bythe , i ftohur ne bythe …apo akoma i virgjer,,, ….

Dhe nuk e di pse mu kujtuan ato vargje tallese, fyese, injoruese, shpotitese e therese te armikut e kundersharit te betuar te tij Arshi Pipes i cili qe nga Amerika i drejtohej ne dialektin gjirokastrit me …O Enver te lumte Bitha ….ajo i tregon te gjitha…

Se kush nuk ka shkruar per te Sulua, Nexhmija, ti vete, nuset…Teuta e Liljana…Shefqet Peci etj etj pervec ”cuditerisht” pasuesi i tij Ramizi….dhe sekretari personal i tij Haxhi Kroi …e prape se prape asnjeri nuk ka hedhur drite mbi jeten personale …intime e seksuale te Komandantit ….

Please …tregona edhe kete sekret me qafsh …se meqenese ti vete thua se ku nuk paske hyre ne bllok, cfare nuk paske pare e degjuar e cfare nuk paske perjetuar perpos detyres e zanatit tend qe ja kishe deleguar Sulos …e kam bindje qe o e di ti nese Komandanti ishte Tore e Kristi Pinder o nuk e di kerkushi permbi Dhe nga ata qe jane ende gjalle e qe jetuan aq prane tij…

Ja pra sic e thashe ne fillim te shkrimit tim tani me se fundi shqiptaret e moren vesh saktesisht se pse paska vdekur Komandanti aq i ri e kush qenka bere sebep per vdekjen e tij….

Po ku paske qene me perpara o doctor Cufja ….ku…ndaj dhe mire te paska thene shoku Enver ate pasdite ne Pogradec ku pasi te kishte hequr nje ”zot e di sepse” nga lista e atyre qe ju duhej prere koka kur te ripa serisht qe u gjende prane tij per ta vizituar shendeterisht te tha…po he more djale cu bere… humbe si varri i evgjitit…

Facebook Comments