Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Imagjinojeni pak veten pa emër dhe pa mbiemër. Imagjinoni sikur nuk keni qenë kurrë në fillore, kurrë në gjimnaz a në universitet. Imagjinoni sikur nuk keni as vizita tek të afërm, as drama, as gëzime, as momente, asgjë. Imagjinoni pra, sikur nuk keni kujtesë, nuk keni histori, sikur nuk keni jetuar më parë por jeta juaj nis sot. Të mos mbetet fjalë kjo, imagjinojeni vërtet, sikur jeta nis sot, skeni asisend e smund t’i tregoni askujt asgjë. Imagjinojeni dhe pyeteni veten a do iu pëlqente?
E para sdo mundeni ta imagjinoni, sepse sapo të futeni në imagjinatë, fill do tiu vijë në mend jeta e para sodit, kujtimet, historia. E dyta, edhe sikur të mundeni besoj se sdo u pëlqente. Kështu është edhe puna me Teatrin. Siç është për ne historia individuale është edhe për Tiranën dhe Shqipërinë Teatri dhe historia kulturore. Historisë dhe kujtimeve të këtij vendi po i shembet e po i shkulet një pjesë e madhe në mozaikun e vet. Po kur për vete e shohim si problematike po të na fshijë dikush historinë, kujtimet dhe identitetin, pse për qytetin e Tiranës dhe shtetin e shqiptarëve nuk qenka problem po t’i fshish identitetin, historinë dhe kujtimet? Pastaj pyesin jo po pse nuk kemi ne teatro 300 vjeçare si vendet europiane! Po ne edhe ketë teatër që kemi nuk po e lejojmë të mbushë 100 vjeç.Se Erion Veliaj njimend mund të marrë dasëm dhuratë nga mami i vet. Mund t’ia blejë mami dasmën me kursimet e saj, siç edhe ka deklaruar. Mirëpo mami i Erionit nuk ka aq shumë kursime sa për me ble as të shkuarën e vetë Erionit. Erionit i cili e nisi karrierën si hajdut ende pa u futur në politikë duke vjedhur 5 milion dollarë nga fondet e MJAFT. Erioni i cili u pasurua me paratë e ambasadave për Shqipërinë dhe u rrit në prehërin pervers të zyrtarëve të ambasadave, nuk mundet ta blejë as të shkuarën e vet; nuk mundet që vetes së tij tia marrë atë të shkuar e t’i japë një të shkuar tjetër. E kur smundet për veten, smundet as të na marrë ketë teatrin dhe të na japë një teatër tjetër; të na e marrë një histori kulturore dhe të na japë një histori tjetër kulturore, sociale e kombëtare. Dhe pse ndodh e gjitha kjo? Sepse interesi kryesor është që të ndërtojë klienti kullat mbi tokën e shqiptarëve. Por meqë ne jemi të shqetësuar, klientela e ka zemrën e madhe dhe na jep edhe një teatër në një kat të gjashtë kullave. Për kaq?! Po ku është interesi ynë si shqiptarë që të shembet Teatri? Nuk ka interes tonin, askund. Humbet një teatër, ndërtohen gjashtë kulla. Kaq. Ka interes të Erionit dhe Edit të cilët duan të shtojnë paratë dhe, me më shumë para korupsioni sesa kanë deri tani tiu duken shqiptarët edhe më të vegjël edhe më të rëndomt. Kaq banale e kaq e dhunshme dhe poshtëruese është kjo gjendje. Ndaj skam si të mos jem kundër interesave të Erionit dhe tutorit të vet Edi.

Facebook Comments