Nga Rudolf MARKU

◾◾◾

Shkruaj mbi gjithë hapësirën e qiejve
Duke përfshirë krejt sferën e Tokës:
Nuk është Tirani që duhet të shajmë
Por shërbyesit që punuan për Tiranin.

Kristian Morgenstern

1▪️Një telefonatë më bën të ditur që nesër duhet të filloj punë në Bllok. Më falni që nuk u prezantova, nga profesioni jam kasap. Nga ata që shesin mish nëpër dyqane, jo nga ata që therin kafshët e gjora. Natyra ime sentimentale ma kundërshton në mënyrën më kategorike pjesëmarrjen në vrasje dhe therje të çdo gjëje të gjallë. Një lloj budizmi marksist i kohërave moderne.

Në orën dhjetë më pret në zyrën e vet Udhëheqësi i Madh, shoku Enver. Gjendem përballë njeriut, portretin e të cilit e kam parë mijëra herë në kronika televizive, në libra, gazeta, revista dhe poster të mëdhenj. Por pamja e tij live është diçka tjetër, frymëzuese dhe hipnotizuese njëherësh. “Mirëserdhe!”, më thotë, me një shkujdesje që ma heq përnjëherë shtangien magjike të para ca sekondave. “Je emëruar Kasapi i Bllokut”. Dhe më flet për rëndësinë e profesionit të kasapit, me një elokuencë sikur të qe duke ligjëruar për muzikën e Vivaldit. “Dëgjo”, më thotë me zë të ulët, “më kanë njoftuar se je djalë me kulturë dhe di disa gjuhë të huaja”. Dhe përnjëherë biseda kthehet në norvegjisht. Edvard Grieg është njëri ndër kompozitorët që atij i pëlqen. Në gjermanisht më thotë se kompozitori i preferuar është në fakt Richard Wagner. Ndërsa me një frëngjishte të kulluar më tregon për dashurinë e hershme për Bolero-në e Maurice Ravel… Hyn e shoqja e Udhëheqësit të Madh së bashku me një zonjushe, së cilës i shkëlqen e gjithë qenia. Duket sikur dhoma ndriçohet nga prania e dritës boleare. Të dyja zonjat kanë ardhur thjesht nga kureshtja që të shohin nëpunësin e ri të Bllokut (“Kasap është nëpunësi”, më thotë zonja N., gruaja e Udhëheqësit, “nuk është profesion”, shton ajo me delikatesë duke u drejtuar nga unë).

Zyra ime është një dhomë e stërmadhe katrore, me tavane të larta. Herë pas here shërben si Gjykatë e Lartë e Drejtësisë. Të shtunave dhe të dielave është zyra ime, zyra ku shitet mish i freskët për banorët e Bllokut, ndërsa ditët e javës janë ditët e drejtësisë.

2▪️Në ditën e nesërme, Udhëheqësi i Madh më fton për të pirë kafenë së bashku. Ulem në një kolltuk pranë tij. “E ke dëgjuar dhe ti vetë”, më thotë me butësi, “atë gënjeshtrën e madhe sikur populli nuk ka mish të hajë”. “Si?”, indinjohem përnjëherë unë, “deri aty arrin shpifja dhe gënjeshtra e paturpshme, sa të thonë se nuk ka mish nëpër dyqane? Po të mos kishte mish, si do të kishte kasap?” “Djalë i zgjuar!”, më thotë udhëheqësi në bullgarisht. “Vërtet i zgjuar. Dëgjo”, më thotë, “mbrëmë kam lexuar Franc Kafkën. Është shkrimtari im i preferuar. Së bashku me James Joyse-in dhe J. D. Salinger-in. Po ti mos ia thuaj kujt, sepse (dhe këtu vërtit vështrimin përreth, sikur të sigurohej mirë se nuk kishte asnjë përgjues pranë), ministri i Brendshëm më persekuton”. Ndihet përnjëherë se është i frikësuar. Më pëlqen natyra fisnike dhe intelektuale e Udhëheqësit. Më tregon me zë të ulët se si gjashtë ministra dhe Kryeministri i vendit janë të bashkuar në një komplot të quajtur Komploti i Berberëve. Vrasje me brisqet e berberëve. Rrëqethem i tëri. Udhëheqësi i Madh, me atë natyrën delikate aristokratike (thuhet se mbiemri i vërtetë i tij është Von Graccus), zë të qajë. “Nuk e honeps tradhtinë”, më thotë mes dënesjeve. Fjalinë e fundit e shqipton në një danishte të pastër të dialektit të Kopenhagës perëndimore. Të kujton së tepërmi Hamletin tragjik.

3▪️Në zyrën time gjej furnizuesin me mish të Bllokut. Është ulur në kolltukun tim, ngjitur me tavolinën e punës. Detyra e tij është që të furnizojë në kohë dyqanet me mish të freskët.
“Dëgjo”, më thotë, sapo më sheh, “kurrë mos u frikëso se ndonjëherë nuk do të kesh mish në dyqanin tënd”. Dhe shton: “Besoj se e ke marrë vesh për gjashtë ministrat komplotistë dhe për gjëmën e Kryeministrit të vendit?” Dhe përsëri shton: “Sa më shumë komplotistë, aq më shumë mish do të kemi nëpër dyqane”. Dhe qesh me të madhe si një Mefisto i regjur!

Nuk e kuptoj atë lidhje që ai do të bëjë mes ndëshkimit të komplotistëve dhe furnizimit të suksesshëm me mish të dyqaneve. Vetë blerësit, kohët e fundit, kanë vënë re se cilësia e mishit që shesim ne, kasapët, është më e freskët dhe më e shijshme se kurrë ndonjëherë! Dhe nuk e di përse, pikërisht në këto çaste, më kujtohet ajo që më pat treguar një shkrimtar kolumbian, Gabriel Garcia Marquez (natyrisht, në spanjisht) …Udhëheqësi i Madh, siç dihet, është miku më i ngushtë i Shkrimtarëve dhe Udhëheqësi i Madh e pat ftuar atë, d.m.th. vetë Marquez-in në një darkë intime. “Menyja? Ministri i Mbrojtjes i pjekur në furrë, një specialitet i njohur osman (me seasons të vendit). Ah, sa i shijshëm!”, më thosh Marquez, “aq më tepër se e gjithë biseda u bë nën tingujt e muzikës së Shubertit. Udhëheqësi i Madh kishte folur gjithë kohën për poezinë e Jules Laforgue-t, dhe lidhjen e saj me poezinë e T. S. Eliotit. Këtë bisedë madje e kam përmendur edhe në fjalimin tim të marrjes së çmimit ‘Nobel’, në sallën e Akademisë Mbretërore të Stokholmit”, më thotë në konfidencë Marquez! Ministri i Mbrojtjes qe servirur në një pjatancë të stërmadhe argjendi, rrethuar me piru me motive folklorike. Marquez këtë e mban mirë në mend. Vetë ai i pëlqen motivet folklorike.

Në orët e vona, aty pas mesnatës, një trokitje e lehtë në derë ma shkundi atë pak përgjumje që po më vinte rrotull. Hyri ajo zonjusha boleare që e kisha parë së bashku me zonjën e Udhëheqësit të Madh. “Jam e reja e Udhëheqësit të Madh”, më tha gjithë ndrojtje dhe delikatesë (në Greqisht të Vjetër). “Nuk e di saktësisht se çfarë impulsesh më shtynë të vij në zyrën tënde këtë orë të vonë. Por si një zonjushë delikate që jam, e di se nuk do të keqkuptohet nga një njeri fisnik si ti (dhe këtu u skuq, si një perëndim dielli në pikturat e Paul Gauguin). Por desha të them në mirëbesim, se kam sjellë këtë shishe të vockël (dhe nxjerr nga brendshmet e gjoksit të saj të bëshëm një shishe të vockël e të bukur, nga ato që mbajnë parfumet e Christian Dior). Jo, jo, nuk është Esprit de Parfums. Është një helm qetësues. Të lutem ta hedhësh në porcionin e mishit që do të hajë Zonja N.!” Dhe, duke parë hutimin tim të çastit, shton: “Udhëheqësi i Madh është disidenti më i përbetuar i të gjitha kohërave. Dhe nuk ka se si një njeri aq i kulturuar dhe i kultivuar si Ai të mos qe disident. Me natyrën e vet aq të ndjeshme dhe delikate, ai vuan aq shumë tek mendon të burgosurit dhe të torturuarit e qelive, tek përfytyron padrejtësitë e sistemit dhe të pushkatuarit… Sa herë e kam gjetur duke qarë me dënesje… Por bashkëshortja e tij është kundër disidencës. Mendoj sy ky porcion i vogël në shishe e shpëton Udhëheqësin e Madh…”

4▪️I gjithë vendi u trondit nga vdekja e papritur e Udhëheqësit të Madh. Mjekët e tij dyshojnë për një helmim të sofistikuar. Shishen elegante të Christian Dior (natyrisht, të boshatisur) kohët e fundit ma bleu Muzeu Kombëtar për një shumë tepër të madhe. Historianët më të shquar të vendit, ata që janë diplomuar kohët e fundit në Itali, Francë dhe në Amerikë, më thanë se kjo shishe e vogël nuk më përket më mua, por vetë Kombit. Dhe vendosën të më paguajnë po aq sa u kishin paguar dhe austriakëve për përkrenaren e Skënderbeut. Simbolikisht, për t’ua kujtuar shqiptarëve se të dy Udhëheqësit janë të barabartë.

Po sot në mbrëmje vonë, 35 vite më pas, më telefon Vejusha. Ka dëgjuar se më kanë ftuar në një bisedë televizive në kanalin më të njohur kombëtar. Për të folur rreth librit tim të kujtimeve për Bllokun. Më përgëzon për ato që do të them. E pyes se nga e di ajo se çfarë do të them. Qesh me të madhe. Besoj se diku, prej njërit prej yjeve të Gjithësisë, vetë Udhëheqësi i Madh na sheh në këto çaste, me atë fisnikërinë dhe ndjeshmërinë e vet aristokratike të Pallatit të Versajës, dhe lot ngashërimi i dalin natyrshëm nga sytë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja përse The Weather Man në ekranin televiziv parashikon të bjerë shi ditën e nesërme.

Shënim i autorit: Pjesët e tjera të Ditarit do të botohen vetëm nëse lexuesit do të jenë të interesuar për leximin e tyre.

42
Etiketa: Kristian Morgenstern, memuaret e kapsapit te bllokut, Rudolf Marku

Ju sugjerojmë

15:31 – 22/07/19LP Gjykatat “lëshojnë dorën”, u japin mandatet 4 kryebashkiakëve
15:11 – 22/07/19LP Qeveria e re greke lëshon paralajmërimin e parë për Shqipërinë
15:09 – 22/07/19V LIBERALE Nesër Asambleja Kombëtare/ Edi Rama kërkon mandat tjetër
14:50 – 22/07/19V LIBERALE Video/ 3-vjetori i Reformës në Drejtësi, reagon presidenti Meta
14:48 – 22/07/19LP Paralajmëron ish-deputeti i PD-së: Nuk i kemi dorëzuar ende armët
14:36 – 22/07/19LP “Është farsë”, dorëheqja e Haradinajt “trazon” serbët
TË FUNDIT Të pathënat e NASA-s, ndoshta s’do t’ju duhen, po pse të mos i dini
15:40 – 22/07/19LP Cilat janë shenjat më kokëforta të horoskopit
15:35 – 22/07/19V LIBERALE Gjykatat “lëshojnë dorën”, u japin mandatet 4 kryebashkiakëve
15:31 – 22/07/19LP Qeveria e re greke lëshon paralajmërimin e parë për Shqipërinë
15:11 – 22/07/19LP Nesër Asambleja Kombëtare/ Edi Rama kërkon mandat tjetër
15:09 – 22/07/19V LIBERALE 15 mijë euro nata, ku po i shijon Messi pushimet luksoze
15:01 – 22/07/19LP Video/ 3-vjetori i Reformës në Drejtësi, reagon presidenti Meta
14:50 – 22/07/19V LIBERALE Paralajmëron ish-deputeti i PD-së: Nuk i kemi dorëzuar ende armët
14:48 – 22/07/19LP “Është farsë”, dorëheqja e Haradinajt “trazon” serbët
14:36 – 22/07/19LP Përplasen makina, motori dhe biçikleta, plagosen rëndë 2 persona
14:30 – 22/07/19V LIBERALE
Aktualitet
Gjykatat “lëshojnë dorën”, u japin mandatet 4 kryebashkiakëve
15:31 – 22/07/19LP
15:11 – 22/07/19LP Qeveria e re greke lëshon paralajmërimin e parë për Shqipërinë
15:09 – 22/07/19V LIBERALE Nesër Asambleja Kombëtare/ Edi Rama kërkon mandat tjetër
Video/ 3-vjetori i Reformës në Drejtësi, reagon presidenti Meta
14:50 – 22/07/19V LIBERALEParalajmëron ish-deputeti i PD-së: Nuk i kemi dorëzuar ende armët
14:48 – 22/07/19LPPërplasen makina, motori dhe biçikleta, plagosen rëndë 2 persona
14:30 – 22/07/19V LIBERALEProjekti i Teatrit Kombëtar, reagon Basha: Ndërtimi, burgu i tyre
14:17 – 22/07/19V LIBERALEGjata: Valbona Sakos iu dha mandati me urdhër politik!
13:59 – 22/07/19V LIBERALEMe kamion drejt Anglisë, 4 shqiptarë gjenden në kuti kartoni
13:50 – 22/07/19LP
GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

© 2019. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by aplikacione.com

Të fundit
OP-ED
Aktualitet

Facebook Comments