Nga Matthijs HOLTROP,
Marnix AMPERSE dhe
Steffan ter MAAT

◾◾◾

Njeriu që u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuwe Ubbergseweg në Nijmegen është ndoshta viktimë e një vrasje të porositur.
Bëhet fjalë për Festim Laton, burime të pakonfirmuara thonë për Omroep Gelderland se shtetasi hollandez i lindur në Shqipëri kishte nga pas një ushtri të tërë kreditorësh.

Festim Lato u raportua i humbur nga familja e tij javën e kaluar.
Trupi i tij u gjet në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite.Policia ende po heton.

Qyteti ku u gjet trupi i Festim Latos

Shtëpia e Festim Latos

Në vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi në periferi të Afferden, në komunën e Druten.
Jashtë në oborr valojnë flamurët e Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë, një territor shqiptar mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë faktikisht nën kontrollin e Greqisë që përpiqet për pavarësi.
Lato e kishte shpallur veten president të këtij rajoni.

Sipas thashethemeve në zonën përreth, Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë që arrinin në miliona euro.

Diplomati Jeroen Zandberg këshilltar i Festim Latos

“Ai solli shumë kesh nga Shqipëria”, thotë diplomati Jeroen Zandberg.
Ai ka qenë këshilltari i Latos për betejën e tij politike nga OKB-ja në Hagë, Organizatën e Kombeve të Jo-Përfaqësuara dhe Popujve, një lloj Organizatë e Kombeve të Bashkuara për rajonet e panjohura.

Zandberg është i tronditur nga vdekja e shqiptarit.
“Ishte një njeri simpatik dhe tepër i qetë në bisedë,” thotë ai.
“Ai ka bërë biznes me sipërmarrës të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehta. “
Kompanitë apo qeveritë e mëdha, ndër të tjera, që i huazuan atij shuma të mëdha parash duket kurrë nuk i panë ato përsëri.

Lato shpalli falimentimin dhe u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill.
Vdekja e tij raportohet edhe nga mediat në Shqipëri.

Si një president i vetëshpallur, Lato rregullisht kishte paraqitje publike në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe në demonstrata të ndryshme të komunitetit çam dhe shqiptar për pavarësi nga Greqia.

Festim Lato

Ai e pa Kosovën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së si një shembull, tha ai në një intervistë me Elsevier Weekblad në vitin e kaluar.

Përveçse ishte president, Lato ishte gjithashtu trajner i kombëtares së futbollit të Çamërisë.
Në 2017, ajo skuadër në Hagë fitoi finalen e turneut për Kupën Botërore të UNPO, një turne për vendet dhe rajonet e panjohura.

Festim Lato

Facebook Comments