Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

I kuptoj të gjitha arsyet apo mosarsyet e Çun Lajçit për të qenë i pakënaqur me Ramush Haradinaj.
Shkrimi i tij i mbushur me krahasime të heroit me diktatorin Enver Hoxha është sa i pështirë aq dhe i pasaktë.
Urrejtja e urdhëruar por gati personale e “aktorit” është e përmasave tragjike.
Çuni i plakut tashmë akuzon Ramushin si frikacak, si tradhtar, si të parëndësishëm: “hije ishe, hije mbete” dhe për më tepër si shitës i tokave dhe interesave të Kosovës për përfitime personale dhe për të shmangur dënimin nga gjykata e Hagës.
Këto akuza që edhe në formulim ruajnë sintaksën e bodrumeve të UDB-së janë të njohura dhe të përsëritura herë pas here diku nga filosllavët e diku nga filoturqit por gjithmonë nga antishqiptarët…
Këtu dhe mu përzje pak leshi po Minerva pse?!
Si ka lejuar Nebil Çika të botohet një shkrim kaq i neveritshëm në gazetën e tij?!
Ku fle lepuri…

Mos vajtoni si për Enverin

Nga Çun LAJÇI

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!
Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!
Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!
(Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)
Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!
Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!
Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!
Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!
Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!
Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enverin, se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!
Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!
Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha, por m’shkoi Çakorri!
Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!

Facebook Comments