Nga Fatos ARAPI

◾◾◾

Faleminderit G.

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
Si s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Ta gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin ta gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis ‘ca pak’ tjetër, –
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”

Facebook Comments