Nga Neritan SEJAMINI

◾◾◾

Dyshja Rama-Veliaj po e kthen gjithë Tiranën në një “Komunë të Parisit” gjigande: çdo pëllëmbë bari apo sheshi po zihet me ndërtime; çdo vilë apo ndërtesë 2-3 kateshe po prishet për të ndërtuar.
Po hidhet beton në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo anë, brenda dhe jashtë qytetit.

Tirana do të jetë shumë shpejt një realitet i pandërprerë betoni, pa sheshe, pa trotuate, pa lulishte, pa parqe, pa hapesira jobetoni.
Nje qytet i pajetueshëm, i sakrifikuar që qeveritarët dhe klientët e tyre të ndërtojnë apo blejnë vila nga Surreli, Farka e Palasa në Vienë, Romë e Nju Jork.

Ne 2-3 vitet e ardhshme do të zhduket edhe çdo shenjë e Tiranës së para vitit 2000—gati 100 vjet histori të shkatërruara tërësisht nga një njeri, me një zell dhe mentalitet taleban.

Facebook Comments