Nga Faruk MYRTAJ

◾◾◾

Mik i nderuar…
Nuk besoj se flitet kaq kollajshëm për Të Mëdhenjt e (Pa)Vdekshëm…

Se paku unë nuk do doja të shndërrohej në essay të tillë nje bisedë e nisur “ca si ashpër” në midis, që u shfaq pjesërisht në publik dhe pastaj ti e ktheve në essay për qefin tënd!

Secili ka shijen e vet, madje edhe nderimet e njëjta mund t’i bëjmë lloj-llojshëm, por së paku le t’i mbetemi serioz e korrekt vetes.

Psh, ti e nis shumë keq, pastaj e bën shumë bukur por pastaj e vazhdon pak si me ngut, nëse s’gaboj unë si lexues, mik: Ti thua pak a shumë: “Kuteli është brilanti ynë, por…bëri atë që kishte për të bërë…pa çelur filizi komunizmit dhe kur filluan të mbillen “lulet artificiale të letërsisë”, ai u muar me përkthimet…edhe Paustovskin e kutelizoi!” (Më qorto nëse e ndryshova thelbin e mendimit tënd, duke të cituar kësisoj…të lutem!)

Nuk mendon se ka ca si shumë kontradiktë në këto artikulime?!
Po qe Kuteli “rrëfimtari ynë brilant, klasiku ynë…” ç’duhet të jetë tjetër që të mbetet përgjithnjë?! Së paku sa të mos i bjemë më në qafë!

Të thuash se ishte kryer para se të ngadhënjente edhe në fushën e letrave komunizmi, do të thotë të mos jesh në dijeni për çfarë ai kreu me pas: po, ngaqë e privuan nga mjeshteria e tij fillestare, ai gati krijoi një gjini të vetën, rikrijimin kutelian të legjendave e shpirtërimeve/miteve shqiptare, të cilat do duhen t’u ofrohen si vitamina në ngjizjen fillestare femijeve shqiptarë (kudo ku janë, po edhe në emigrim, këto do vlenin, përballë multikulturalizmit si farsë…)

Përkthimet e tij po, edhe ato kuteliane mbeten, duhet shtuar: për f9at, paçka se Të Ndjerit iu shnderrua në punë fizike për mbijetesë, teksa privilegjet e shef-llëqet shkonin tek të Tjere, mik, apo ende s’e dimë kthjellët këtë?!

Biseda jonë, në private, në fakt nisi e vazhdoi pak më dhimbshem.

Nëse do duhet ne, të gjithë, do duhej të ndjehemi jo mirë, keq duhet të ndjehemi, që kemi marrë leje krijuese 2 e 4 e 6 muaj apo me vite, apo dolëm edhe në profesion të lirë si shkrimtarë (të realizmit socialist dë! Se ajo ishte në fuqi, ne morëm përsipër ta shkruanim dhe ne t’ja bënin edhe historinë, kësaj letërsie…), kur bie fjala jo më nuk shkohej ndërmend të respektohej, të shpërblehej të nderohej për punët që kreu, por ai, Mitrush Kuteli, mezi siguronte jetesen?
(Natyrisht s’e kisha me ty direkt, s’kishte si, se ti dhe ne si brez e nisem te shkruarin me vone, kur Dhimitër Pasko edhe si Mitrush Kutel kishte mbyllur syte, lodhur nga e keqja qe do thellehej edhe me tej… e ai s’do mund ta përballonte dot as edhe si dëshmitar okular…)

A duhet të mdjehemi pak si ngusht, që teksa ishim studentë ne Tiranë dhe në Lidhje a Fakultet te Letrave apo aty përqark, ku valonin hosanatë as na thane se liriku Poradeci ishte ende aty, gjalle…?!

Ndaj druaj, s’ka pse i harrojmë aq kollaj, se s’mundim…
Tek e fundit, edhe tani, ata nuk janë në garë me “Idhujt pa Krena” të Realizmit Socialist, që Idhuj le të mbeten:

Edhe shqiptarët e tranzicionit, mbase, admirues të Ikonave të Soc-Realizmit mbeten, jo të Poradecit, as të Kutelit, as të Camajt, as të…”Kolaboracionistëve Shovenë të Veriut”.

Thjesht e thjesht se nuk i lexuam kur po ngjizeshim si lexues.
Nuk ishin ATA Abetarja jone ne Letrat, nuk…

Facebook Comments