Nga Pjetër LOGORECI

◾◾◾

Me datën 15.7.2013, pata dhurue në Arkiven e Shtetit në Tiranë, në prani të drejtoreshës Nevila Nika, një Album me tri pllaka gramafoni me shumë vlerë për shqiptarët, mbasi pllaka e parë mbante një monolog me ZANIN E ALEKSANDËR MOISIUT.
Albumin e pata ble në Vjenë në një Flohmarkt e ishte pjesë e koleksionit tem privat.
Deri ktu gjithshka mirë e kandshëm…, por,
me rastin e hapjes së ekspozitës sime me fotot e MOISIUT në COD /në kryeministri (maj 2019), i kërkova Arkivës së Shtetit që ta sillte Albumin për demostrim, që ta shihnin shqiptarët…
KY ALBUM NUK EGZISTON NË ARKIVË, mu tha nga nënpunësit e arkivës që erdhen në aktivitet (mbasi morën vesht ardhjen e kryeministrit), me një disk tjetër që nuk më përkiste mue…
Sot “përkujtoj” 6 vjetorin e ZHDUKJES së Albumit…


Facebook Comments