Nga Ilirjan TAGA

◾◾◾

Beri marreveshje Basha – na shiti.
Dogji mandatet Basha – na la pa perfaqesim. Protesta me molotov – jo me dhune.
Protesta paqesore – nuk merret pushteti me proteste.
Hyri ne zgjedhje – nuk duhej.
Nuk hyri ne zgjedhje – na i moren te gjitha.

Por problemi nuk eshte Basha. Problemi eshte Rama.

Nese nuk ju pelqen Basha, bujrum. Aty eshte sheshi aty mejdani.
Zgjidheni ju gojemedhenjte kunder Bashes. Zgjidheni ju si te doni, me dyfek ose me lule.
Lereni Bashen.
Çfaktorizojeni Bashen.
Nese e mendoni zgjidhjen me dyfek, kapeni dhe dilni.
Pse prisni ta kape Basha i pari?
Nese e zgjidhni me popull, dilni e merreni popullin, bejeni per vete, frymezojeni, drejtojeni dhe zgjidheni.
Pse prisni ta frymezoje Basha i pari?

Jepni mend nga studiot e shitura te televizioneve te shitur, nga portalet e paguara nga kushedi se kush e nga kushedi nga ku, nga kafja, nga zyra, nga tymi, nga qoftja, nga tasi.
Dhe tirrni soj soj teorie konspirative, si e si per ti dhene kuptim asaj qe ndodh, qe nuk doni te jete ashtu sic eshte por qe, nuk kini mendere per ta ndryshuar vete.
Ca nga brenda Shqiperise e ca nga jashte saj.
Sidomos ju qe jeni jashte, kur beni idealistin, ekstremistin e moralistin, ju po ju.
Hajdeni njehere ketu e flasim pastaj.
Se duke luftuar me Ramen e duke pas kryeminister Merkel a President Trumpin, eshte kollaj fort.
E rende eshte por, kur te vjen ne maje te hundes nuk mbahet: shut the fuck up!
Kur te kerkoni hesape, pyeteni se pari veten “Çfare po bej une?”.
E nese keni bere apo po beni diçka na e thoni, t’ju heqim kapelen.
Nese jo, thjesht “shut the fuck up!” dhe prisni.
Prisni çfare do bejne te tjeret, ky Basha qe eshte apo ndonje Bashe tjeter…

Ilirjan Taga

Facebook Comments