Peter Lumaj është avokati shqiptaro-amerikan, i cili ka qenë kandidati republikan për guvernator dhe Sekretar të Shtetit në Konektikat.
Ai është mjaft i njohur në rrethet e emigracionit shqiptar në SHBA dhe u bë më i njohur për publikun shqiptar pas komenteve të tij në mbështetje të presidentit Meta kur ky i fundit akuzoi George Soros për ndikime jo të drejtpërdrejta në poltikën shqiptare, përfshi reformën në drejtësi.

Në një lidhje nëpërmjet Skype me Adi Krastën në emisionin “A Show”, në News24, Lumaj ka folur mbi një mori çështjesh.

Lumaj është mbështetës i presidentit Trump dhe komentoi edhe për lajmin nëse i ishte ofruar roli i ambasadorit amerikan në Shqipëri.

Ai deklaroi se diskutimet me administratën nuk do të donte t’i bënte publike, por që ndryshimet në drejtimin ligjor e kushtetues në Shqipëri do ishte avantazh t’i sillte një amerikano-shqiptar.
Lumaj tha se nuk ka ambasador që nuk është edhe politikan dhe që lidhet me politikën e vendit kur shërben.
Si shembull solli kohën kur president ishte Obama, që sipas Lumaj, ata që ndërhynë në politikën e shqiptarëve, ishin të majtë.

Përsa i përket përgjimeve të “Bild” Lumaj tha se si ka mundësi që për regjistrimet që ka një gazetar gjerman nuk ka asnjë hetim, çfarë, sipas tij, përben një shkelje flagrante të sovranitetit.

Ndërsa në lidhje me 30 qershorin, Lumaj tha se Shqipëria humbi sovranitetin për herë të dytë pasi zgjedhjet u përcaktuan nga të huajt.
Ai shtoi se në Shqipëri ka shumë politikanë, por nuk ka udhëheqës dhe ai që humb është populli, për të cilin nuk diskutohet asnjëherë.

Lumaj deklaroi:“Protestat nuk ndryshojnë situatën në PD, duhet të shpenzojnë me shumë kohë duke ofruar alternativa përmes takimeve në komunitet. PD duhet të organizohet.”

Ndërhyrjen e Soros në Shqipëri, Peter Lumaj e cilësoi si rrezikun më të madh që ka Shqipëria sot.
Ai tha se Soros është me origjinë hungareze, i majtë dhe shumë i njohur në Amerikë. Sipas Lumaj,

Soros ka promovuar lëvizjen sociliaste jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Europës përmes investimeve në miliona dollarë.

Ai tha se disfata më e madhe që ka Shqipëria janë ndërhyrjet e majta për të promovuar socializmin, ku me paratë e tij po organizon këto levizje, përmes të cilave fitoi edhe zgjedhjet në Shqipëri.

Lumaj tha se duhet të ketë diskutime mes PD-PS dhe se Parlamenti duhet ta deklarojë “non grata” Soros në Shqipëri, pasi udhëheqësit nuk duhet të pranojnë paratë e korruptuara që influencojnë partitë.

Facebook Comments