Nga Erjona MOURLON

◾◾◾

Hajde shiko sa bukur eshte bere ketu e atje…!
E kane rregulluar,nuk njihet Tirana…!

Degjoj perdite keto!
Aty ku jane rregulluar gjera, zakonisht nuk banojne shume njerez, por ka biznese, kafé, etj..
Pra, me intereson te shikoj rrugicat me shtepira, pallatet, jeten e vertete!
Dhe ato po shikoj!
Kurre nuk e kam pare Tiranen ne gjendje me te tmerrshme!
Nuk flas per fasaden e genjeshtert, jo!
As per ju qe beni filozofira ne fb sikur nuk jetokeni ketu..
Nuk i kam gjetur kurre njerezit kaq te egersuar, te pashprese, te pa besim ne asgje, te zhgenjyer deri ne palce!
Kjo krijon dhune dhe agresivitet verbal dhe fizik!
Nuk shoh me dhembsuri mes njerezve…!
Mendoj se varferia nuk ka lene me asgje tjeter, pervec preokupimit per mbijetesen e perditshme!
E dashuroj çdo centimer te ketij qyteti!
Te masakruar, te betonizuar, te varfer deri ne ekstrem.. por me nje fare makiazhi e buzekuqi per te genjyer idiotet…
Nuk hyj tek emigrantët qe nga kjo gjendje sigurisht nuk kenaqen per pushime, te cilat i kane planifikuar e kursyer mbas nje pune gjate gjithe vitit!
Sepse pushimet tona jane te paperfillshme, ne krahasim me jeten e perditshme te atyre qe jetojne ketu…
I gjej te pashprese!
Nuk ka gje me te tmerrshme se sa kur vdes shpresa..!
Kjo me dhemb jashte mase!
Nuk e di cfare mund te bej, personalisht çfare mund te bej…
Sepse nuk eshte e mundur te tolerohet kjo fitore totale e djallit, mbi nje popull te tere!!

Erjona Mourlon

Facebook Comments