Nga Erl KODRA

◾◾◾

Në fillim duhet bërë një saktësim, se politika nuk ka ndonjë gjë të veçantë nga aktivitetet e tjera, domethënë, ajo është po aq banale sa ç’është kryerja e aktivitetit biologjik human.

Zoran Zaev është një politikan i ri, i guximshëm dhe mendjehapur. Ai e ka kuptuar se gjysma e popullit të tij janë shqiptarë që duhet t’i respektojë dhe t’i mbrojë njësoj si qytetarët e kombësive të tjera. Dhe këtë po e bën shumë mirë, shumë më mirë se Kryeministri Edi Rama.

Sipas të gjitha gjasave, Zoran Zaev qenka edhe një patriot i mirë shqiptar, jo vetëm një politikan i mirë maqedonas.

Faleminderit shqiptari i mirë Zoran Zaev!

Faleminderit që po i mbron edhe shqiptarët e Kosovës nga shqiptarët Rama dhe Thaçi.

Sinqerisht u ndjeva i qetë, sepse paska edhe politikanë që mendojnë seriozisht për shqiptarët.

Facebook Comments