Nga Meli AJAZI

◾◾◾

Ky çift varresh i mrekullueshëm u krijua bazuar në legjendën e shekullit të 16-të pasi u zbuluan dy trupa të mummifikuar. Mumjet që besohej se i përkisnin legjendës së shek të 13-të, “Dashashnorët e Teruelit”- rrëfen historinë e 2 të dashuruarve që në fëmijërinë së hershme, Diego Martinez Marcilla dhe Isabel Segura, dashuri që u ndalua të kurorëzohej me martesë, nga babai i Isabelës.

Pra babai pasanik i Isabelës nuk e lejoi që e bija të martohej në familjen Marcilla, kur mbushi moshën për martesë, pasi babai i Diegos kishte rënë nga vakti.
Isabela arriti ta bindë të jatin që të priste 5 vjet përpara se ta martonte me dikë tjetër. Gjatë këtyre viteve, Diego u largua nga qyteti që të bënte pasuri diku tjetër.

Po kaluan 5 vjet pa asnjë lajm nga Diego dhe, kur ai më në fund u kthye në qytet, zbuloi se babai i Isabelës e kishte detyruar atë të martohej 1 ditë para ardhjes së tij. Diego ishte 1 ditë me vonesë, pasi nuk e kishte konsideruar ditën kur u bë marrëveshja si pjesë e limitit 5-vjeçar.

Kur ra nata,Diego u ngjit tek dhoma e Isabelës, po ajo refuzoi ta puthte, për t’i qëndruar besnike burrit të saj zyrtar, i cili ishte në gjumë pranë saj.

“Puthmë se po vdes!” –i thotë Diego.

Ajo e refuzon, duke i thënë:

“Jo se Perëndia nuk do që unë ta mashtroj burrin tim. Për dashurinë e Krishtit, të lutem gjej një tjetër dhe harromë mua. Nëse Perëndia nuk e do dashurinë tonë, atëherë as nuk duhet të dua më ty.”

Zemërthyer, Diego u plandos në këmbët e saj dhe vdiq. Isabela po ashtu, vdiq nga pikëllimi në funeralin e Diegos. Qytetarët e Teruelit që e njihnin shumë mirë historinë e dy fëmijëve të dashurar këmbëngulën që ata të varroseshin së bashku.

Zbulimi i dy mumjeve në shek e 16-të, në vitin 1555, e shtoi edhe më shumë namin e legjendës.

Pavarësisht provave të shumta që këto 2 mumje nuk u përkasin këtyre 2 të dashuruarve, njerëzit ende e vizitojnë mauzoleun që strehon mbetjet e tyre të supozuara. Të dy varret që janë skalitur nga skulptori Juan de Ávalos y García-Taborda, përshkruajnë çastin kur çifti përpiqet të bashkohet me njëri-tjetrin pas vdekjes – Diego ka shtrirë krahun, për ta arritur të dashurën e tij Isabelën – dora e tij afrohet për ta prekur atë, por për shkak të devotshmërisë fetare të Isabelës ata nuk preken.

Facebook Comments