Numri 9 është numri im.
Kam numra të dashur që përfaqësojnë data shumë të rëndësishme për mua.
Por 9 korriku është kryedata: quhet Xhulia! Ime bijë! Për mua, të gjitha kuptimet e jetës, qëllimet e saj, trajektoret, nuancat, ulje-ngritjet, përpjekjet e lëvizjet madhore nga një kontinent në tjetrin, kanë një lidhje të pazgjidhshme me këtë datë!
Është stacioni ku qëndroj e sodis rritjen e shkëlqimin e saj dhe vlefshmërinë e çdo hapi të hedhur.
Dhe jam i lumtur për të e për veten!
Ta gëzosh ditëlindjen gocë e babit💕!

Facebook Comments