Nga Rudi EREBARA

◾◾◾

Shoh se ka plasur vu paniku se te rinjte po largohen. Po mire, kur iken te rinjte perpara 30 vjetesh, 20 vjetesh, xhanem perpara 10 vjetesh, pse nuk pati panik? Kishte dhimbje, por jo panik. Sepse te rinjte po iknin per pune. Per nje jete me te mire per veten. Edhe per te ndihmuar familjet. Si per t’iu hequr si barre, financiare, si per te qene gjithashtu nje ndihme financiare qe u hiqte barren e varferise. Tani na eshte panik se po ikin te rinjte? Edhe e shoh kete te shprehur kryesisht nga te rinjte. Panikun ne fakt duhet ta kemi ne qe po plakemi. Sepse per ne nuk ka kush punon me. E kemi pare ne te gjithe boten. Pleq qe paguajne emigrante t’u bejne pazarin, t’u presin thonjte, t’u lexojne nje liber. Paguajne te panjohur te blejne jeten qe duhej te kishin pasur sikur te mos iknin te rinjte.
Te rinjte ikin nga Shqiperia ne Itali. Te rinj italiane ikin ne Gjermani a Angli. Edhe ndoshta te rinjte gjermane e angleze shkojne ne Amerike. Pra ikja ekziston ne gjithe Europen. Por nuk ekziston ne shifrat tona. Afrikanet qe ikin e mbyten pa mberritur neper brigjet e Europes, si siranet, e te tjere, ikin sepse kushtet e jetes ne vendet e tyre jane te pamundura per te mbetur gjalle. Thatesia, lufta, semundjet. Popullsi te tera t shfarosura dhe te tjera te semura aq sa nuk ia dalin dot te prodhojne mbeshtetje per veten. A jemi ne ketu? A jane te rinjte italiane, angleze apo gjermane, ketu? A ikin te rinjte amerikane te rrojne ne Meksike, Brazil, Kine, a diku tjeter? Patjeter qe po. Pra ikja nuk eshte e padegjuar. Por nuk kam pare ndonje panik te ketille per emigracionin neper vendet e tjera fqinje europiane. Italiane e greke kane ikur me miliona gjate shekullit te XX. 22 milion italiane thuhet se ka ne Argjentine. 6 milion turq ne Gjermani. Me miliona gjithashtu ne Amerike, Australi, e kudo. Pra ikja eshte e lidhur me varferine, sepse varferia eshte e lidhur me punen. Paniku, ketu ne Shqiperine tone, shprehet ne shembujt nga me te ndryshmit. Po ikin studentet. Po ikin nxenesit maturante. Ikin e studiojne e nuk kthehen me. Kam hasur edhe shifra, por jo sa kam pare e degjuar kete 10 vjetcarin e fundit, apo me sakte 5 vjecarin e fundit. Eshte nje ikje e nje rinie e cila nuk po shkon per pune. PO shkon per nje jete europiane. Per nje shkollim europian. Emigracioni ne Europe nuk ishte i tille. Ishte thellesisht i perbere nga popullsi qe iknin per pune. Edhe vazhdon te jete i tille edhe sot. Pune te pakualifikuar.
Shqiptaret e rinj ikin. Edhe shkojne ne nje vend ku me siguri nuk i afrohen kurre statusit shoqeror qe kane pasur ne Shqiperi. Jo te gjithe sigurisht, por shumica derrmuese gjen nje fat te tille. Atehere pse eshte kjo jeta atje me e mire? Sepse jeta atje ne perendim, eshte e bere me mire, per italinet, e per gjermanet, anglezet dhe amerikanet. Po. Keta popuj e kane bere jeten me te mire per veten, edhe pranojne ne jeten e tyre edhe emigrantet. Atje shqiptarit, nuk i duhet te ndertoje rruget, ndertesat, ujesjellesat, shkollat, recetat e gatimit, policine e gjykaten. Jo. Atje qyteterimi eshte i bere. Shqiptari i ri a i vjeter, sipas fatit, perpjekjes as zotesise, do te kape nje status shoqeror edhe do te ndjeke nje jete, sipas rregullave te shkruara per cdo vendas.
Po c’ka shqiptari qe iken? Ne fillim mendoj se do te ishte me vend te shpjegoja si iken psh nje italian. Nje italian iken si nje shqiptar, nese nuk ia del te rroje me punen qe ka ne Itali. Iken se kerkon aventure sigurisht nje tjeter. Iken se martohet dikush tjeter. Iken edhe shkeputet nga statusi shoqeror, por nuk fillon nga minus 10. Italiani qe iken, sado i varfer te jete, shkeputet nga nje status shoqeror ku jeten e ka te garantuar. Fjala vjen ne Itali nuk ta shkeput njeri driten edhe kur nuk paguan, por televizorin po. Ketu shkojne e burg e varen fukarenjte se nuk pagujne dritat. Paniku, eshte justifikuar se nuk eziston me deshperimi fatal i 60 e ca viteve izolim katil. Ku njeriu kishte vetem nje here fatin te ikte. Edhe kthimi ishte si vdekja. Me kthimin mbaronte gjithe endrra per te pasur nje jete, sado me te mire se ne atdhe, por pa status shoqeror. Edhe kjo ikje, tani u sherua pikerisht nga ky liberalizimi i vizave. I dha shenjat e para. Nuk kerkojne me shqiptaret thjesht nje vize te ikin nga syte kembet. Jo kerkojne edhe status shoqeror njelloj si italianet, greket, gjermanet etj, ne vendet ku shkojne. Kerkojne te kene edhe nje jete aktive pak a shume sa vendasit. Prandaj ndodh paniku. Sepse ne Shqiperi, po kerkojne demokraci, jo me thjesht te mos bien ne burg. Po kerkojne rruge ku te zhvillohet ekonomia, jo te cojne thesin e miellit. Kerkojne shkolle me te mire qe te jete konkurente e t’i vleje per pune. Keshtu qe paniku i deshires per me mire, nuk ka te krahasuar me panikun e deshperimit qe i hidhte neper gomone te zbarkonin neper brigjes njelloj si sirianet qe vinin nga lufta apo afrikanet qe perpiqen t’i shpetojne koses se vdekjes. Po, e vertete eshte qe ikin e duan te ikin. Edhe nuk i ndalon dot askush. Sepse eshte e pamundur te mbash nje te ri me rrogat e Shqiperise, qofte edhe ato te shtetit. E pamundur te krijosh nje fryme kaq atdhedashese sa te mos ikin ne nje jete me te mire, e cila eshte atje matane detit, thjesht e gatshme. E arritshme. Pra kemi te bejme me nje panik ekonomik, nese mund te quhet i tille. Panik i atyre qe mbesin. Panik se statuset shoqerore shperbehen. Treten familjet. Ne Shqiperi nuk kane per te ardhur emigrante qe te bejne pazaret e pleqve, se pleqte e Shqiperise nuk kane me se t’i paguajne. Por si funksionon ne vendet ku ikin shqiptaret. Pleqte atje, kane me se te paguajne sepse kane prone. Kane akumualuar prone me pune, apo nje pension qe u lejon te paguajne per mungesen e rinise qe iken. Pra paniku qe ka kapur sot shoqerine shqiptare, eshte konkurenca e jetes shqiptare me jeten europiane. Nje konkurence e pabarabarte, pikerisht se ata te rinj qe ikin, lene pas njelloj si keto 75 vjet nje familje e cila nuk eshte e vetmjaftueshme ne Shqiperi, e per pasoje do te jete e varur pas te riut qe iken. Pra i riu sot, njelloj si te rinjte e perpara 30 vjeteve, terheq nga pas vetes, problemet e Shqiperise. Pa u zgjidhur shpejt problemi i prones, kjo ikje do te vazhdoje, edhe do te jete shume here me e madhe ne rast te heqjes fare te vizes se sotme Shengen. Do te ikin gjithmone atje ku eshte me mire njerezit. Keshtu qe mendoj se nje panik me te madh duhet te kemi perse nuk kthehen emigrantet. Endrra e perpara 30 viteve apo 20 viteve ishte te shkoj ne emigrim, te bej pasuri dhe te kthehem. Pasuria ishte nje koncept shume relativ ne shifra. Por cfare ndodhi. Shqiptaret investimin e kthyen. U ndertuan qytete te reja me dhe pa leje. Vila dhe shumekateshe, por emigratet nuk kthehen. Nuk kthehen per njemije e nje arsye, por kryesorja sepse jeta ne Shqiperi nuk eshte konkuruese me jeten qe kane atje ku jane.
Ky eshte paniku qe ben te ikin sot te rinjte, per krahe pune, apo per mendje ne boten e drejte te konkurences. Pa u marre masa urgjente ne shkalle kombetare, per te kthyer tek prinderit, pronen e gjysherve qe i mbajti ata (prinderit) ketu ne kete vend, te rinjte do te ikin papushim.

Facebook Comments