Nga Ylli MANJANI

O njerëz, përpiquni të kuptoni se Republikën e Shqipërisë e nxori nga shinat e Kushtetutës Edi Rama e jo George Soros-i.

Ky i fundit as merr vendime e as e kam dëgjuar të flasë ndonjëherë për Shqipërinë.

Është vetëm Edi Rama përgjegjësi i drejtpërdrejt i shkatërrimit të shtetit, gropës ekonomike dhe i shpopullimit të vendit.

Reformën në drejtësi është e vërtetë që e financoi Fondacioni Soros, por vendimet i mori Parlamenti. Fillimisht në konsensus të plotë PS-PD-LSI-PDIU etj. Pastaj vijoi me gjysëm konsensus PS-LSI-PDIU.
Dhe në fund pa kosensus fare kur filloi dhunimi i atyre që u miratuan me konsensus.

Në asnjë rast nuk kemi parë e dëgjuar Georg Sorosin, por Edi Ramën, shpurën e tij prej idiotësh politikë dhe disa burokratë ambasadash që justifikojnë rrogat e tyre.

Ndaj në vend të kërkojmë gjurmët e konspiracionit Soros,(jo se nuk e besoj që ato gjurmë të çojnë aty), mirë është të fokusohemi tek ujku Rama, që po bën kërdinë në këtë vend!

A nuk e kuptoni çfarë nderi po i bëni duke fajsuar Sorosin dhe jo atë që keqqeveris keq e shumë keq?!

Po ai këtë do, të gjejë një fajtor të ri. Nuk ecën më dot me fajin e ka Saliu!

Çfarë po bëni? Po i jepni shancin ta bëni “burrë të mirë” por që e mori në qafë Sorosi?!

Po ai se ka problem e bën edhe këtë.

Jo mor jo, fajin nuk e ka më as Saliu, as LSI, as PD, as Presidenti, as Sorosi e as burrokratët e ambasadave!

Fajin e ka fund e krye Edi Rama, që ska lidhje me kulturë ligji e shteti. Ska pasë ndonjëherë në fakt.

Facebook Comments