Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Shumekush di apo ka lexuar e ka pare filma per ato c’ka kane ndodhur 2-3 shekuj me pare ku koloniziatoret britanike, hollandeze, franceze, spanjolle, portugeze e deri edhe italiane bene kerdine ne pjese te ndryshme te Globit ,,,duke gllaberuar, pushtuar, poshteruar e skllaveruar e percudnuar gjithcka ne sa e sa vende e popuj…

….Dhe ju siguroj se kolonizimi e koloniziatoret vazhdojne te jene po aq aktiv edhe sot njesoj sikurse 2-3 shekujt e shkuar….vecse me nje ndryshim ….sot ne kohet moderne ata quhen Ambasadore …vishen me kostume te shtrenjta, me kollare…buzeqeshin e ngerdheshen dhe gjithmone tundin shamine e bardhe te dipllomatit e te dipllomacise…

…Dhe jo rastesisht Shqiperia jone o motra e vellezer te te njejtit gjak e Atdhe , nga keta bastarde -ambasadore…nderkombetare e shtetare tanet bashke ka kohe qe trajtohet e quhet Afrike e Bardhe ne mes te Europes…ndaj dhe ata po e zhvasin sa te mundin e po e hedhin ne zjarr per ta percelluar fare sa here qe ju duhet …djegja e nje vendi dhe e nje populli….

E me se shumti besoj e mendoj…. prej tyre e kane pesuar qysh prej shekullit te shkuar Shqiperia e shqiptaret e fatkeqesisht edhe sot e kesaj dite ne kete dekade te dyte te shekullit te 21 jane po ata qe po i vuajne ne kurrizin e tyre me teper se asnje lloj vendi tjeter ne Europe lojerat e dredhite e ketyre fare ambasadoreve bastarde e hipokrite…qe dje i cane, i ndane e i coptuan e sot po i sherrosin e po i hedhin ne zjarr per ti djegur e shuar fare si komb e si popull….

Se pari jam kategorikisht kunder shfajesimit tone naiv se….e po jemi vend e popull i vogel ne dhe natyrisht qe keshtu do ndodhe dhe jane ata qe vendosin per ne si vend e si popull…

Jo o shqiptare jo…te mos shkojme shume larg….e vogel eshte edhe Kroacia, Sllovenia apo qofte edhe Mali i Zi… por asnje lloj ambasadori nuk guxon te beje ligjin atje…sepse per vendin e popullin e tyre vendosin vete kroatet, malazezet e sllovenet dhe askush tjeter…

E vogel fare dhe me njemije halle e probleme eshte edhe pjesa tjeter shqiptare Kosova… qe sot per sot njihet po prej ketyre fare ambasadoreve si Shtet me vehte…por ama kur erdhi puna per vendosjen e takses ndaj Serbise ne te mire te treves kosovare e popullit kosovar as u tremb, as u dhjaks e as u dorezua perballe presioneve e shantazheve te shumta e te egra nga po keta fare ambasadore ….madje nuk leshoi pe as edhe perballe kekeses e insistimit te mikut e aleatit te saj te madh…te cilit i detyrohet aq shume per Lirine e saj…SHBA-se…sepse vuri e ve kombin e popullin e vet mbi te gjithe e mbi gjithcka….

Ndersa ne te rrahur qe Kelyshe …perballe ”forces se ambsadoreve”, ftrikes prej tyre e pa zotesise sone per te bere e udhehequr Shtet …nuk jemi edhe sot e kesaj dite aq trima e kombetare sa te vendosim qofte edhe nje date zgjedhjesh pa pyetur me pare Ambasadoret….nuk jemi te zot te miratojme qofte edhe nje Ligj te vetem ne parlamentin tone pa miratimin e pelqimin e Ambasadoreve te cilet shpesh mbulohen me petkun e nderkombetareve….e ku po shpesh na kercenojne e shantazhojne si komb e si popull se pa ata e ndihmen e tyre ne jemi te vdekur e te mbaruar….natyrisht kercenime dipllomatike me kostum e kollare dhe me ngerdheshje qe nenkupton buzeqeshje….

…Dhe ..pa hyre fare qe ne koherat e Ismail Qemalit e te Mbretit Zog qe po keta hale- nderkombetaresh e ambasadoresh c’nuk ju bene atyre burre-shtetasve te shquar shqiptare per ti penguar qe kjo Shqiperi e keta shqiptare te ishin vertet indipendente e te pa varur prej askujt e qe te vendosnin vete per fatet e tyre… le te shohim telegrafisht kohen e komunizmit e pas -renien e tij e deri me sot…

…Pas hyrjes se komunisteve te Hoxhes ne Tirane dhe instalimit te pushtetit te tyre diktatorial ne Shqiperi…e ne kohen e dashurise se zjarrte me jugosllavet ne Tirane…njeriu i plotfuqishem ne fakt nuk ishte Enver Hoxha por saktesisht Ambasadori i Jugosllavise i cili orientonte e vendoste pothuajse per gjithcka…

Pas prishjes me jugosllavet kete rol do ta merrte e do ta mbante per vite me radhe Ambasadori Sovjetik pa fjalen , vendimet e qendrimet e te cilet Hoxha e Byroja e tij politike kukull nuk benin dot nje pordhe …

Pas carje-ndarjes se madhe me sovjetiket …njeriu i plotfuqishem i politikes shqiptare per gjithcka do te behej per gati 2 dekada Ambasadori i Kines popullore e moter….ku me se shumti kete rol e interpretoi i famshmi manekin tipik aziatik Liu Xhen Hua…

Pas renies se komunizmit ne skene dolen plot te tille Ambasadore – Koloniziatore qe i diktuan e vazhdojne ti diktojne Shqiperise e shqiptareve gjithcka qe ata duhet te bejne nga e Hena tek e Djela , nga Janari ne fund te Dhjetorit e vit pas viti …e per gati 29 vjet resht qe prej asaj kohe qe menduam se fituam Lirine tone te vertete e tashme ishim zot te fateve tona kombetare…si vend e si popull….

Keshtu radhazi …shqiptaret do te mesoheshin me apo pa deshiren e tyre , me hir e me pahir edhe me faktin se zot e zonje ne Shqiperi mund e duhej te ishin …Mariza Lino…Arviziu,,,ambasadorja greke …”kryepeshkopi” Janullatos…e deri tek perrallaxhiu i Peshqeve te medhenj …kinezi qe fliste ne emer te Amerikes…Donald Lu…e natyrisht kur u be Deti – Kos nxitoi te merrte lugen edhe kokekuqja kroate Vllahutinka …e kush me shume e kush me pak e bene ate vend e ate popull corap e lesh e li si kurre me pare ne historine e vet sa tragjike po aq edhe te trazuar…

E sot ja tek jemi serish…viktima te lojes se ambasadoreve me kostum kollare e ngerdheshje-buzeqeshje qe po na cojne nga gropa ne grope e qe po na hedhin nga gremina ne humnere …sepse problemi eshte po ai i viteve e dekadave te mepareshme…jemi rrahur qe heret e qe Kelyshe e tani nuk kemi me dot as guxim e asa kurajo te lehim edhe pse jemi ne te drejten e zotit e ne shtepine tone…sikurse nuk kemi as politikane e politike qe behet nga Burra shteti qe te pakten njehere te vetme ne jeten e tyre te duan Shqiperine mbi Partine e te duan e respektojne shqiptaret mbi nderkombetaret…

Prandaj vazhdojne te bejne kerdine e te tallen me ne pa ju hyre nje gjemb ne kembe edhe bufoni Borchard….edhe fytyre pa deshifruesi Soreca…edhe ambasadoret e Gjermanise [shume i cuditshem rasti i kesaj ambasadores se sotme gjermane ne Tirane]..te Britanise..te Italise . ..te Frances, Hollandes etj…

Nje parrulle u shkrua ne hyrje te shtepise se Ambasadorit te OSBE -Borchardit e u ngrit i gjithe shteti shqiptar ne kembe….nderkohe qe nje batalion i tere me greker fashiste e vorio-epiriote invaduan territorin e Republikes se Shqiperise ne Bularat …nderkombetaret e ambasadoret por edhe bura-leshet tane shtetare e qeveritare nuk pipetine fare dhe futen bishtin nder shale….

Nuk gjen kerkund ne europe e madje deri edhe ne bote nje rast te tille te dyte si Shqiperia ku ambasadoret e nderkombetaret te jene ulur kesisoj kembekryq e te ndjehen kaq te plotefuqishem ne Atdhe te tjeterkujt……ku te vendosin e urdherojne ata per gjithcka …e ku te ndihen ata zoter ne token e lashte te shqiptareve …e shqiptaret e gjore ti mbajne sy e veshe nga ata…

Dhe kjo ndodh se ne kurre deri me sot nuk kemi pasur ne krye tone shqiptare te vertete qe te na bejne te ndihemi ne dhe vetem ne zoter ne token e dheun tone… ndaj dhe ammbasadoret- koloniziatore vazhdojne bejne kerdine e palle bashke… te mbushin xhepat e te pasurohen, te argetohen e dekorohen te mbivleresohen e te na perplasin po ne shqiptareve koke me koke derisa te lumturohen me fatkeqesine tone te perbashket kombetare etj etj…

E natyrisht kur ke ”Mashen” s’ke pse djeg duart ne prush…ndaj dhe Geshtenjat do ti nxjerresh nga zjarri me duart e te tjereve …ku rolin e ketyre ” lloj duarsh ” ne shqiptaret tradhetare pa para e me shumice ndaj popullit e vendit tone… historikisht e kemi bere e vazhdojme ta bejme me qejf e kenaqesi te madhe….

Po e mbyll vetem me rastin e Hungarise qe i perzuri e ju vuri Drune sic thote populli…me ambasadore leshi e nderkombetare preshi…me FMN e me Gerge Sorros me co. e ja tek eshte me mire e me rehat se kurre…madje fjala e Ministrit te jashtem hungarez pak dite me pare ne Tirane tek tha qarte e sakte se….zot ne shtepine tuaj jeni ju dhe vetem ju dhe Shqiperine nuk mund ta doje dot tjeter kush me shume se sa ju….nuk ma do mendja se ka nevoje per komente te teperta…

Ndaj zoterinj politikane, shtetare e qeveritare te shtetit e popullit tim…kthejuni sa nuk eshte teper vone Kurrizin Ambasadoreve -koloniziatore e tregojuni gjoksin e dilini per zot kombit e popullit tuaj ….ndryshe historia do ju denoi e do ju mallkoi shume rende…

Facebook Comments