Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Tre milionë shqiptarë e larguan me turp sot basketbollistin Edvin Rama me citianet e tija “Alla turka”!
Bojkoti total i 3 milionë shqiptarëve i dha fund sot me datën 30 Qershorë qeverisjes më të degjeneruar në historinë e vendit. Abandonimi i shqiptarëve i votimeve lokale, nënshkroi fundin e kryeministrit basketbollist dështak!
Përmenda basketbollin, se edhe në sport Edivini ka qenë një basketbollist dështak. Gjithmonë shkaktone faulle dhe zihej me kundërshtarët sidomos në luftën të tabelë!
Nuk ka pasë ndeshje që nuk zihej me lojtarët e ekipit kundërshtar, si rezultat i talentit mediokër sportiv dhe i personalitetit “zevzek”!
Si mund të drejtonte ekonominë e vendit ky dështak, me njohuri mesatare për ekonominë, pa përmendur ligjin, bujqësinë, arësimin!
Si mund të drejtonte vendin, ky dështak qëkur ishte kryetarë bashkie në Tiranë e kapi për fyti mafia, duke e drejtuar në të gjithë historinë e tij politike!
Më duket se në konferencën e radhës për shtyp, derdhi lot, ky “krokodil me citiane”!
Të hidhet dhe të përdridhet sa të dojë, të qajë po deshi edhe me dënesë, biles të marri me vehte edhe Spiropalin dhe Ballën, asgjë nuk e shpëton nag ndëshkimi i ligjit, për dëmet që i solli të gjithëve në këto gjashtë vjet!
Ofendoi të gjithë protestuesit që me datën 16 Shkurt dhe sot si mungesë e intelektit të tij politik, nëshkroi fundin e tij në zgjedhjet njëpartiake!
Më vinte keq sot për votuesit e pakët, të cilët na kërkonin ndjesë se po votonin të detyruar për të ruajtur vendin e punës, por premtonin se do të shkruanin në fletën e votimit Rama IK!
Në mënyrë të vecantë duhen falenderuar të gjithë shqiptarët që në formë paqësore i pregatitën fundin, këtij kryeminstri basketbollist dështak!
Një rol të rëndësishëm ka edhe Lideri opozitar Lulzim Basha që besoi dhe projektoi me vizion perëndimor në të gjithë këto muaj, shkërmoqjen e këtij kryeminstri, që për pak po e conte Shqipërinë në një rrugë pa krye!
Një rol të madh në shkërmoqjen e Edvinit, kanë të rinjtë, edhe gratë dhe vajzat të cilat si qëndrestare i dhanë fund, marrëzisë së Edvin Ramës, dështak në të gjitha fushta e jetës, politikë, sport dhe art!
Tashti duhet kujdes nga të gjithë, se krokodili qaraman që po mbytet, kërkon ti mbysi të gjithë!
Por nuk ka dhëmbë, të kafshojë më njeri!
2.9 milionë shqiptarë i thanë sot Ik, biles most a shohim më surratin prej patateje!
Po e mbylli me një status në FB: “Sot dhe një herë Shkodra tregoj se di të flasë shqip. Në Shkodër nuk ka vend për Edi Ramën. Me gjithë presionin për të votuar, mbushjen e kutive dhe makinacionet vetëm 7% pjesmarrje”.

Facebook Comments