Nga Ergys IVZIKU

◾◾◾

Sot jemi në fund të një “Procesi Elektoral”, i gatuar për të qenë një farsë dhe që do hidhet në treg për t’ia shitur ndërkombëtarve si një proces Demokratik dhe totalisht transparent. Shqiptarët dje me mospjesëmarrjen e tyre në votime treguan se nuk e pranojnë një Proces të tillë.
Sot përfundon “Procesi Elektoral”, por prapa qëndron analiza si arritëm deri ketu e në fund gjykimi për vendimarrjet e forcave politike në lidhje me këtë Proces.
Duam apo s’duam aktualisht ndodhemi para një krize të thelluar institucionale, ekonomike dhe politike. Situata vështirësohet dhe thellohet dita ditës.
E cila ishte kronologjia e kësaj farse ?!
Procesi filloi me parregullsi dhe po mbyllet si i tillë. U deshën disa kandidatë kundërshtar formal. U gjend një ujk i vjetër që pasi s’kishte lëne gjë pa shqyer nga e djathta u rregjistrua në gjykatë me firma fallco dhe pastaj në kundërshtim me ligjin në KQZ. E pavarësisht gjithë përkushtimit dhe ngutjes për të gjetur “kundërshtarë” ia arritën vetëm në 30 Bashki.
Dhe kjo nuk është e gjitha sepse farsa sapo pati nisur. Edhe pse situata në vend nuk ishte aspak normale “mazhoranca” sëbashku me bindjen e tyre filluan të bënin “Fushatë” në mbarë Shqipërinë, jo për të prezantuar programe zhvillimi për qeverisjen lokale, por për të hedhur vrer mbi opoziten reale dhe qytetarët e thjeshtë opozitar të këtij vendit. Për 30 ditë Kryeministri i Shqipërisë tonë sëbashku me mijëra policë udhëtoi në ҫdo qytet që t’i shpjegonte shqiptarëve retorikën e tij se opozita nuk e do ligjin, nuk e do reformën dhe se problemi kryesor që Shqipërisë vazhdon e i shtyhet hapja e negociatave është opozita. Edhe pse pritej në ҫdo qytet dhe kushdo tashmë e kishte mësuar gjithë retorikën e Naltgjatësisë së tij, të kushtëzuar ose jo, spektatori duartrokiste, qeshte, fliste nën zë, ankohej, shfrynte e shumë pak besonte në Kryeshakagjinë e vendit. Për të treguar se është lideri suprem, gjatë kësaj farse ai keqpërdori institucionet e këtij vendi duke i diktuar me retorikë vendimmarrjet e tyre nepër mitingjet e famshme. I tillë ishte rasti i KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor mbi dekretin e presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve, pavarësisht se kompetencën e gjykimit të dekreteve të presidentit e ka Gjykata Kushtetuese, gjykatë kjo akoma e pakrijuar. Pavarësisht të gjitha problematikave të denoncuara nga opozita reale dhe qytetarët shqiptarë mazhoranca vazhdoi me kokëfortësinë e saj drejt përfundimit të një farse të hapur elektorale. Pas 29 vitesh “Demokraci” të gjithë u përballëm me një situatë të paimagjinueshme që mund të ndodhë në një sistem demokratik ku mazhoranca i kishtë dhënë vetes luksin që të kishtë vetem përfaqësuesit e vet, si në Qendrat e Votimit , KZAZ-të dhe në grupet e numërimit. Pavarësisht këtij luksi kishin harruar një element të rëndësishëm, koordinimin e farsës që të paktën të dukeshin të besueshëm tek elektorati i vet. Sot arrijmë në një situatë ku nuk korrespondojnë të dhënat e KQZ-së me numrat e votave të gjetura nëpër kutijat e mbushura pa kriter. Për të vënë qershinë mbi tortën e gatuar nga “mazhoranca” janë ftuar “Ndërkombëtarët e ndershëm” që na kanë nderuar në këto 29 vite.
E sot, ne akoma presim vendimin e tyre…
“Urime për fitoren plebishitare me 100 % të Bashkive të vendit, udhëheqësi jonë i dashur, Shoku Edvin !”
Ne Qëndrojmë e gjatë do të Qëndrojmë…

Facebook Comments