Nga Red VARAKU

◾◾◾

21 Janar, 2011! Katër qytetarë shqiptarë krejt të pafajshëm egzekutohen në bulevard. Një krim ende i pazbardhur nga drejtësia. Menjëherë pas kësaj ngjarje, ambasadori amerikan Alexander Arvizu deklaron se Sali Berisha është një burrë shteti!

Një deklaratë tepër e rëndë për opozitën asokohe, e cila u përjetua si varrè kokës mbi Edi Ramën dhe klanin e tij pro-rus, që drejtohej nga Koço Kokëdhima nëse nuk e keni harruar akoma.

Në fakt, e vërteta është dhe kjo u dëshmua qartë më pas, që kjo deklaratë nuk ishte mbështetje për Berishën, por mbështetje për stabilitet. Nëse nuk do të ishte kjo deklaratë e fortë sigurisht që zemërimi popullor i 21 Janarit , do të shndërrohej në një luftë civile vëllavrasëse.

Kokëtulët, edhe asokohe thanë që SHBA-të mbështesnin qeverinë e Berishës dhe ishin kundër opozitës së Ramës! Si, pasojë Rama firmosi me gjakun e katër të vrarëve marrëveshjen me Ilir Metën.

Pas kësaj ‘mbështetjeje’ për Berishën , Berisha në 2013 u largua pëfundimisht nga politika dhe Rama erdhi në pushtet.

E njëjta situatë po ndodh këto ditë. Rama e shndërroi me dinakëri 30 qeshorin në një datë të rëndësishme, kur në fakt pritej që ai të jepte dorëheqje dhe të arrestonte njerëzit e përfshirë në masakrën e zgjedhjeve.

I vendosur në cep të ringut nga pergjimet e BILD , ai vendosi që të mos jepte llogari , por vendosi që 30 qershorin ta shndërronte në një datë lufte vëllavrasëse, për të shmangur llogaridhënien.

Deklarata e z.Palmer, e shpëtoi Shqipërinë nga një përplasje me pasoja shumë të rënda, gati të parikuperueshme.

Në emër të shmangjes së një përplasjeje vëllavrasëse ata ndërhynë për të shmangur situatën, por pas 30 qershorit do të ndërhyjnë edhe më ashpër për të zgjidhur krizën. Shenja e parë ishte emërimi nga z. Trump i amasadores pikerisht pas deklaratës së z. Palmer.

Por, kokëtulët vazhdojnë me të njëjtin interpretim. Ata sërish e interpretojnë këtë si mbështetje për qeverinë dhe si goditje ndaj opozitës.

Egzaltimi i tyre i ngjan egzaltimit të gomerëve që nuk e dinë që kryegomari është nisur drejt thertores!

Madje, ka nga ata kokëtulë që i interpretojnë qëndrimet e SHBA-ve si komplote të brendshme brenda administratës Trump!

Sigurisht, këta as nuk ia kanë idenë politikës amerikane, sepse qëndrimet amerikane në lidhje me Shqipërinë janë të pandryshueshme prej gati një shekulli.

Qëndrimi amerikan ka qenë , është dhe do të mbetet i njëjtë dhe i qartë!

Duhet të jetë e qartë që SHBA kanë qenë, janë dhe do të mbeten aleatët më të rëndësishëm të popullit shqiptar. Përrallat me rusë, me një drejtësi të cilën e udhëhiqka vetë kryeministri më i korruptuar i Shqipërisë, nuk janë thjesht turp, por një pabesi shumë e madhe ndaj popullit.

Është një turp i madh për një kryeministër që ta interpretojë në këtë mënyrë deklaratën e SHBA-ve.

Por, me ç’duket pas 30 Qershorit , datës së votimeve që me siguri absolute nuk do të njihen nga SHBA-të, Rama do ‘të reflektojë’.

Një gjë duhet të jetë e qartë! Të gjithë ata që kanë kërcënuar SHBA me destabilitet kanë pasur dhe do të kenë një fund poshtërues !

Dhe kjo vlen për të gjithë!

Facebook Comments