Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Dje më datë 27. 6. 2019 u zhvillua një protestw tek KZAZ në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Shteti policor i Edi Ramës, kishte ndryshuar strategji duke i dërguar fletët e votimit tek Shkolla “Arben Broci”!
Në protetstën e mrëmshme morën pjesë shumë qytetarë të Shkodrës, demokratë të angazhuar politikisht, “Aleanca qytetare”, të rinjtë shkodranë dhe shumë intelektualë, njerëz të thjeshtë që nuk do tw lejojnw që Shkodra, të votojë qeverinë e drogës më 30 Qershorë!
Në këtë protestë morën pjesë edhe gratë demokrate të P.D.-së, Shkodër, intelektuale, gra nga fushat të ndryshme të zhvillimit.
Gratë shkodrane kanë luajtur një rol të madh në fitoren e P.D.-së në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.
Në këtë protestë kishte gra të fushave të ndryshme, profesoresha universiteti, ish-deputete, studente, arkitekte, mjeke, mësuese, gra shtëpiake, të moshuara, gra të cilat kanë vuajtur në familjet e tyre regjimin 50 vjecar të kriminelit Enver Hoxha etj.
Gratë dhe vajzat shkodrane nuk mund të pranojnë votime një partiake, të kotrolluara nga një qeveri që shet drogë duke ndikuar, shkatërruar fëmijët që janë e ardhmja e vendit!
Gratë shkodrane nuk mund të pranojnë një Kryeminsitër, si Edi Rama, që po i varfëron dita ditës familjet shqiptare dhe nuk kanë mundësi të ushqejnë dhe shkollojnë fëmijët e tyre si fëmijët europinaë!
Gratë shkodrane nuk mund të pranojnë zgjedhje nga një qeveri që po i largon shqiptarët në emigracion dhe nuk i krijon fëmijëve dhe të rinjve kushte për të punuar dhe studiuar në Shqipëri!
Prandaj gratë shkodrane ju thonë një JO TE MADHE zgjedhjeve të datës 30 Qershorë!
Ata me prezencën e tyre, protestën e tyre dhe “heshtjen” e tyre ju bëjnë thirrje të gjitha grave shkodrane të mos votojnë qeverinë e krimit dhe të drogës të Edi Ramës!
Gratë shkodrane ju bëjnë thirrje të gjithë shkodranëve, të mos bien pre e provokimeve të qeverisë në ikje të Edi Ramës!
Edi Rama është personifikimi i varfërisë, drogës, i së keqes për të gjithë!

Facebook Comments