Nga CIKARITA

◾◾◾

Eshtë i dukshëm ndikimi që rrjetet sociale kanë tek individi’.
“Shpeshherë ato që na paraqiten në rrjetet sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionionet dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve” dhe personave të cakuar.
“me përdorimin e rrjeteve sociale, dukuria e bullizmit është në rritje, mundëson kontakte me me lloj-lloj personash, je më afër dukurive negative, ndoshta dhe viktimë e tyre”
Por çka dua të sjell unë sot?
Dua të sjell Aizbergun me të shtata pjesët e saj, një që duket e gjashtë që nuk duken.
Këtu të ngrenë në qiell e të plasin në tokë brënda 24 orësh.
Këtu bëhesh armik për Kryeministrin, liderin, kryetarin ndërsa ata konsumojnë drekat e darkat e tyre milionashe dhe ti nuk ke miell në magje.
Këtu Populli fyet, shahet e merret nëpër këmbë dhe e quajnë me lloj lloj epitetesh.
Këtu hipokrizia ka perandorinë e vet.
Këtu ti , dikushi, poston fotot e prindërve të tu dhe merr urime por, kushedi në ç’azil i ke degdisur.
Këtu të lajnë e të lyejnë dhe me mëndje ta thònë fjalën “ropt ku ti kesh”
këtu të urojnë për ditëlindje e me mëndje thonë “vdeksh ishalla”
këtu bëhen politika e publikojnë moral e thënie për moralin e kthinave të facebook në privatësi i ulni brekët në fund të këmbëve realisht dhe virtualisht.
Sy palarë në mëngjes kokën në FB dhe deri pas mesnate si lugetër duke thurur plane e pabesira në kurriz të të dashurve tuaj, dhe nesër gdhiheni me sytë e fryra sikur keni dalë nga një ndeshje ringu.
Tipa të ndryshëm të gjithfarë profesionesh që nesër do japin shërbimet dhe kontributet e veta në shoqëri.
Një mjek do jetë i pa aftë të kryej detyrën e tij e rrezik ta coj tjetrin drejt vdekjes.
Avokat e juristë nga të cilët presin të japin drejtësi por nuk do munden se truri u është fryrë deri pas mesnate.
Burra e gra do ekspozojnë gjith dashurinë e tyre për njëri tjetrin kur natë për natë me të tjerë në fb me biseda hot janë shkrirë , dhe në shtratin bashkshortor u kthejnë kurrizin njëri tjetrit.
Arsimtarë që vetëm katër orë u rri fb mbyll, veç kur flenë, se dhe në orar të mësimit janë aktiv pa litmit dhe prindërit presin progres për fëmijët e tyre.
Pseudopoete që në murin e tyre nuk kanë miq asnjë nga të afërmit e tyre por, e kanë me poezitë e tyre plagjaturë, cark si ajo shprehja “zenmja e minjve qari dacit”
ca bien në cark nga naiviteti e ca nga epshet e tyre, me maskën e inteligjentit, që nuk kanë të ngopur, dhe pse burrat i kanë në shtrat ose diku në europë ku u bie bretku për disa euro më tepër.
Këtu është Parajsa e fjalës.
Këtu është Landfilldi i fjalës.
Këtu janë shënjtorët mëkatarë.
Këtu janë mëkatarët shënjtorë.
Këtu nderi e këtu turpi.
Këtu bëjmë politikat e shtetit dhe atje jemi pa bukë.
Këtu është ai vënd ku askush nuk e thot atë që mendon por, veç zbukuron atë çka thënë tjetri, ku dhe i shkon mbrapa në çdo postim me servilizëm.
Këtu jam dhe unë.
Shënjtor dhe mëkatar njëkohësisht.
Këtu jam pjesë e juaja e moralit dhe amoralit.
Këtu jam pjesë e juaja e vlerave dhe anti vlerave.
Me plot gojën do ta them nuk jeni më të mirë se mua por as unë nuk jam më i mirë se ju prandaj.
Rrini në llumin tuaj e mos na u hiqni shenjtorë se : jemi të gjithë produkt i kafshimit të mollës.

Dhe duke e vetquajtur veten jo më të mirë se ju, po jo them : mos na çani tr.,.. Duke na predikuar moral.
Respekt të gjithëve.
Ju përshëndes me të mirat dhe të këqiat tuaja.
Rroft epshi për para, pushtet e të mishta gjëra.

Facebook Comments