Nga Erjona MOURLON

◾◾◾

▪️Kur një i djathtë nuk është gjahtar dhe nuk pëlqen armët, nuk del për gjah dhe nuk ble armë;

▪️Kur një i majtë nuk është gjahtar dhe nuk pëlqen armët, kërkon që të ndalohet gjuetia dhe njëkohësisht edhe shitja e armëve.

▪️Kur një i djathtë është vegjetarian, nuk ha mish;

▪️Kur një i majtë është vegjetarian, organizon një fushatë kundër ushqimeve me mish dhe krijon një ojf për të ndaluar ngënien e mishit.

▪️Kur një i djathte është homoseksual, bën jetë normale;

▪️Kur një i majtë është homoseksual, bën apologjinë e homoseksualitetit nëpër gazeta dhe TV, shkon në “gay pride” dhe akuzon për “homofobi” ttë gjithë ata që nuk mendojnë si ai.

▪️Kur një i djathtë humb punën, i vihet kërkimit të një pune të re;

▪️Kur një i majtë humb punën, shkon të qahet në sindikatë dhe merr pjesë në të gjitha manifestimet e mundshme kundër së djathtës.

▪️Kur një të djathti nuk i pëlqen një program televiziv, ndërron kanal ose fik televizorin;

▪️Kur një të majti nuk i pëlqen një kanal televiziv, ankohet nëpër portale dhe sidomos në Facebook, në tv-të e së majtës, si dhe propozon një peticion për të mbyllur kanalin televiziv që transmeton çfarë nuk i pëlqen atij.

▪️Kur një i djathtë është ateist, nuk shkon në kishë dhe as në xhami;

▪️Kur një i majtë është ateist, përndjek të gjithë ata që besojnë në Zot, denoncon ata që mbajnë simbole fetare dhe kërkon që të ndalohen kremtet fetare në publik.

▪️Kur një i djathtë ka probleme ekonomike, kërkon mënyrën për të punuar më shumë, mundësisht për të bërë dhe një punë të dytë dhe, me sa mundet, kursen;

▪️Kur një i majtë ka probleme ekonomike, ua hedh fajin të djathtës, bizneseve private, sipërmarrësve, borgjezisë, kapitalizmit etj. etj., dhe orvatet që të depërtojë në ndonjë parti – ku t’ia qëllojë – për të zgjidhur problemet e veta ekonomike.

▪️Kur një i djathtë lexon këtë shkrim, qesh dhe ua dërgon miqve që të qeshin edhe ata;

▪️Kur një i majtë lexon këtë shkrim, xhindoset, e quan fashist atë që e ka shkruar ,duke u rrekur sidomos të zbulojë “autorin fillestar”!

Për vete qesha dhe po e shoqeroj me nje
“rosée”.
Po e publikoj vetem per miq…
😜🙋‍♀️

Facebook Comments