Nga Erjona MOURLON

◾◾◾

Patriotizmi eshte dashuria per dheun meme!

A mund te akuzojme femijet qe duan prinderit e tyre, se po ndjekin nje ideologji?
Eshte absurde!

Patriotizmi eshte njohja dhe vazhdimi i nje trashegimie!

Patriotizmi eshte ndjenje!

Intelektualisht, mund te afirmohet qe gjithcka cfare ne jemi, vjen nga nje tradite familjare,nga nje Atdhe i perbashket, duke filluar qe nga gjuha amtare!

Te gjithe vijme nga nje trashegimi kulturore-kombetare.

Patriotizmi mbeshtetet ne nje homogjinitet kulturor dhe eshte faktor paqeje sociale.

Ka edhe nga ata qe e perbuzin individualisht patriotizmin,por kjo eshte qesharake dhe sterile!

Çdo te kishin qene Victor Hugo, Dostojevski, Gëte, etj, pa trashegimine e tyre kombetare???

Sociologu i njohur american Robert Putnam, mbas studimit te tij, afirmon se trashegimia kombetare, permireson marredheniet midis individeve!

A eshte kompatibel patriotizem e komunizem?

Individualisht, po!
Sepse shume njerez te ndershem e komuniste, e donin dhe dhane jeten pa asnje hezitim per vendin tone!

Por ideologjikisht, jo!!
Komunizmi eshte internacional e aspak nacional.
Ne Manifestin e tij, Karl Marks thekson qarte qe « Proletaret nuk kane atdhe! »

Komunistet e mirefillte jane solidare shume me teper me internacionalistet komuniste venezueliane, se sa me nje te djathte shqiptar.

Kete fatkeqesisht,m a konfirmoi dje nje shqiptar njesoj si une , qe duke u xhindosur aq keq nga provat e krimeve te Che Guevares qe paraqita, me akuzoi qe meritoja te isha perdhunuar nga ai, prandaj isha kaq e frustruar ne paraqitjen e fakteve( jo nga mendja ime) te krimeve te tij!
Pastaj , qe Che Guevara duhet te me kishte perdhunuar edhe si nje e djathte e ndyre qe isha!

Pra, perdhunimi i nje shqiptareje, i dukej mese i merituar, per te mbrojtur nje argjentinas!

Nje komunist i vertete, ky e respekton teresisht Marksin ne thirrjen e tij » Proletaret nuk kane Atdhe »!

Miku im, tek i cili ky komunist kishte komentuar, nuk reagoi…..per turpin e tij, jo timin!

Nejse, kjo eshte komplet dytesore ne kete moment te tensionuar!

Ajo cfare eshte e rrezikshme, qendron ne faktin se sa komuniste te tile te mirefillte kemi?
Qe nuk kane shqiptarin paresor, por ideologjine e marksizmit?

Nuk ka te djathte te mire e te majte te mire, ka patriote te mire e anti-patriote!

Personalisht, per asnje ideologji ne bote, nuk do te doja te prekej as fija e flokut te shqiptarit me te ndryshem ideologjikisht nga une!
Asnje fije floku!

Patriotizmi eshte gjaku yne i perbashket, perpara se mendjet tona te zgjidhnin
ideologji te kunderta!!!

Shqiptare te te gjitha vendeve, bashkohuni!!

Kjo eshte ideologjia ime e pare!

Facebook Comments