Nga Ilir MUHARREMI

◾◾◾

Pse te ne në Kosovë nuk kemi shtatore me figura femërore?
A dëshmon kjo se femra nuk ka kontribuar shumë në politikë, shkencë, filozofi, art, histori ose edhe mitologji?
Krahasuar me figurat mashkullore që dominojnë nëpër të gjitha sheshet e Kosovës, figurat femërore mungojnë.
Përveç Nënë Terezës, figurat femërore shqiptare nuk janë të shfaqura si skulptura në sheshet publike të Kosovës.
A tregon kjo se femra ishte e shtypur në të kaluarën dhe vazhdoj të mos depërtoj në mbretërinë mashkullore.
Cili është fajtori?
Ose ndoshta mashkulli femrën nuk e llogarit si të denjë për problemet madhore për ta vulosur historinë.
Kjo tregon se femra vuan për lirinë dhe formimin e saj intelektual në Kosovë.

“Nëse je grua, gjasat më të mëdha për t’u bërë një shtatore i keni nëse jeni një figurë mitologjike apo alegorike, një virgjëreshë e famshme, mbretëreshë ose një nudo”, thotë Caroline Criado Perez, një aktiviste britanike, e cila luftoi shumë për ngritjen e së parës figurë të shquar femërore në sheshin e Parlamentit, në Londër.

Margarita Tutulani

Facebook Comments