◾◾◾
Mirëserdhe Edi Rama
Ku nuk të ka shkuar fama
Në Amerikë tek Obama
Ti je burrë që s’do reklama
Sot me kala e me bedena,
Të thotë mirëserdhe Tepelena
Po të pyes popullsinë
Thonë të gjithë duan Edvin
Ja e bën ti Shqipërinë
Ja të tërë ramë në greminë
Je i madh, je burrë shteti
Të njeh globi, gjithë mileti
Më krah Gramozi, Tërmeti
Ndriçojnë si meteor deti
Ti e ke mendjen tra
lum ne që të kemi fa’
Shkëmbënjt e Bënçës e la’
Do ti bëç autostrad
Në datën 30 qershor
Do t’i marrsh frenat në dorë
Kryeministri madhor
Rrofsh sa mali Tomorr
Sot kala e bedena
Të thotë rrofsh gjithë Tepelena
Facebook Comments