Nga Erjona MOURLON

◾◾◾

Kam disa miq franceze intelektuale qe per te dyten here me flasin per keqardhjen e tyre ndaj keqperdorimit qe ju be komunizmit, si ideologji supreme humanitare!
Heren e pare s kisha kohe t ju kthehesha, sot pervesha menget:
😬

Miti i pare i rreme:

Ndryshe nga nazizmi, komunizmi bazohet ne qellime te mira , te larta dhe te bukura!

Ashtuuu???

Komunizmi bazohet ne Luften e Klasave qe do te thote eleminimin e nje pjese te popullsise, grupe te tera sociale!

Nje inxhinieri te tille sociale vune ne jete Lenini, Stalini, Mao Ce Dun, Pol-Pot, Enver Hoxha( per te permendur vetem keta me gjakataret..)
Linja e tyre bazohej ne kritere etnike, ku pjese jo te vogla te popullit konsideroheshin si reaksionare dhe sipas mesimeve te Marxit e Engelsit: ne zhdukjen e cdo individi jo te evoluar mjaftueshem ose kunder zhvillimit revolucionar komunist.

Sipas statistikave historike, Hitleri eshte ne pozicion te trete te kryerjes se genocideve:vrau 6 milion çifute dhe 5 milion kundershtare politike, cigane, Deshmitare te Jehovait,homoseksuale,etj.

Pra nje genocid ne afersi të 11 milion njerëzve!

Por Stalini kalon 20 milion te vrare( shume historiane mendojne qe numri eshte dyfishi, duke qene se te zhdukurit nuk u numeruan asnjehere. Kundershtare politike, sindikaliste, tregtare, baltike, çeçene,moldave,poloneze, tatare,etj..

Mao Ce Duni sigurisht ishte monstra me e madhe vrastare: 77 milione te vrare!

Stalini dhe Mao ishin super staret e komunizmit, por masakrat e Pol Pot e Khmerve te Kuq, zhduken 20% te popullsise ne Kamboxhia.

Kreret e Khmerve u formuan dhe edukuan ne Paris, ne gjirin e ngrohte te Partise komuniste franceze, e cila per turpin e saj, nuk ka bere kurre nje Mea Kulpa te ketij horrori!
Dhe intelektualet progresiste te te gjithaaaa kraheve franceze, nuk kane guxuar kurre te distancohen nga kjo parti qe ka gjak ne duart e saj!

Miti i dyte i rreme:

Komunizmi sovietik dhe nacional-socializmi gjerman, jane 2 ideologji diametralisht te kunderta!

Ashtuuuu???

Te dyja sistemet kane ne baze te tyre Njeriun e Ri!
Te dyjà sistemet nuk pranojne natyrén njerezore dhe jane per ndryshimin e natyralitetit tek qenia humane!
Te dyja jane rrenje te totalitarizmit!

Nazizmi i bazuar ne nje biologji raciale fallse dhe komunizmi ne nje sociologji fallse!
Te dyja sistemet pretendojne se kane baza shkencore!

Afrimitetet e tyre kishin rrenje me te hershme se sa pakti Molotov- Ribbentrop..

Partia komuniste franceze kaloi ne Rezistence vetem ne 1941, mbas prishjes se Paktit.
Pra nuk ishin ndarje ideologjike, por politike dhe territoriale( Polonia) ato qe i ndane…

Dramaturgu i njohur komunist, George Bernard Show, mbeshteste hapur ne media Hitlerin, dhe jo sepse nuk kishte njohuri per krimet qe ai do te kryente, por pikerisht sepse ishte teresisht koshient: Show kerkonte publikisht nga Hitleri, ne gazeten « Listener » ne 7 shkurt 1934 , qe te mobilizonte shkencetaret per te shpikur nje gaz « humanitar »,ne menyre qe njerezit e padobishem te vdisnin menjehere dhe pa dhimbje..
Gaz te cilin nazistet do ta perdornin ne 1940, nen emrin Zyclon B.

Per hir te se vertetes, jo te gjithe socialistet perkrahnin Hitlerin.
Kishte nga ata qe e kishin te papranueshme vrasjen e njerezve mbi kriterin e racave!
Sigurisht!
Marksi thote qe kriteri duhet te jete klasial dhe social.
Pra, ndryshonte vetem kriteri i perzgjedhjes per te vrare kete apo ate!

Vladimir Bukowski, disident sovietik:

« Njerezit harrojne se nazistet ishin socialiste. Ne Bashkimin Sovietik ishin internacional-socialiste e ne Gjermani nacional-socialiste. Te dyja jane dege te socializmit, me nje ndryshim fare te lehte interpretimi! »

Por ne jemi te indoktrinuar per te pare nje fare romantizmi diellor alla Robin Hudi tek e majta!
Te majtet , kudo ndodhen, vazhdojne te jene ne mos-pranimin e horrorit dhe ne lavdet e ideologjise se tyre, sepse idete kane me shume rendesi per ta, se sa jetet e miliona njerezve qe po ajo ideologji masakroi!

Asnje problem nuk shkaktojne bluzat me vrasesin monstruoz Che Gevara!
Por, a keni pare ndonje bluze me Hitlerin??? Uuuuuuu, fashiste e ndyre!!!

Konfuzioni moral qe ka arritur te mbjelle ne mbare boten, eshte fitorja me e madhe e planifikuesit me te madh te genocidit, Karl Marx!

Mbas 100 vitesh e mbas 100 milione te vrareve, socializmi eshte ende ne mohim total te realitetit!

Mediat, sidomos ato perendimore, kane pjesen e tyre te turpit ,duke toleruar ne menyre te padurueshme kete ideologji , me vrastaren qe ka njohur Historia!

Kaq kisha!

Facebook Comments