Nga Erjona MOURLON

◾◾◾

Kisha nje takim pune me nenkryetarin e bashkise se Bordeaux, qe merret me kulturen.
Ne bisede e siper, mbasi mori vesh qe isha shqiptare, me tha se kryeministri yne ishte nje figure karizmatike dhe interesante…
I hape pune vetes- mendova ne mendjen time😬
Me terhoqi me shume fjala « karizmatik ».., fillova dhe e lidha me dicka qe kisha shkruar pak dite me pare …

Disa miq te mi,kur shkruajta nje status per komunizmin, nuk ishin dakord qe kisha perfshire edhe Che Guevaren ne listen e krimineleve!

Sepse Che Guevara ishte shume karizmatik! Ishte edhe i bukur, posi!!
Atehere:

Ne librin e tij Alberto Benegas Lynch »Kusheriri im Che » pershkruan nje femije, te cilit vuajtja dhe tortura e kafsheve i sillte nje kenaqesi te madhe!
Dhe qe vdekja e te tjereve nuk kishte asnje rendesi per te.
Qe ne adoleshence, sadizmi i tij behet mese evident!

Carlos Figueroa, nje nga miqte intime te rinise se tij, tregon duke qeshur qe ai e quante « gjeli i shpejte » .
Sepse kudo qe ftohej per te ngrene, Che kishte zakon qe sapo sherbetorja vinte te pastronte, t a kapte me zor dhe t a perdhunonte shpejt e shpejt.
Me pas, i nxirrte jashte me shqelma, dhe vazhdonte te hante, sikur asgje s kishte ndodhur!

Kishte gjithashtu nje problem te madh me higjenen!
Teksa shpaloste peshtiren e tij ndaj eres se zezakeve tek « Shenime udhetimi », i shkruar nga Che gjate udhetimitnte tij te pare ne Kili ne 1952, vete Che lahej vetem per Pashke!

Ne 1960, Che perfaqeson revolucionin kubanez ne nje vizite ne Bashkimin Sovietik!
Duke injoruar rekomandimet e vete ambasadorit kuban, Che insiston dhe ben homazhe Stalinit!
Eshte e rendesishme te theksohet qe kjo ndodhi 4 vjet mbas publikimit nga Hrushovi te krimeve te Stalinit!

Ne jeten e tij prej vagabondi e paraziti, ai njihet si nje njeri sadist, profitues, i papergjegjshem dhe vecanerisht perdhunues i shume e shume grave, te cilat i perbuzte!

Persa i perket vlerave te tij kristiane, ja se cfare i shkruan ai vete, nenes se tij ne 15 korrik 1956:
«Nuk jam Krishti, mama, jam e kunderta e Krishtit Luftoj me cdo gje qe mundem, duke genjyer kedo per te arritur qellimet e mia.Jetoj duke genjyer!»

Jane te panumerta krimet e tij!

Ai do te mbahet mend si kasapi i burgut Cabana, pergjegjes i mijera ekzekutimeve te anti-komunisteve!
Ne marrjen e Havanes karizmatiku Che Guevara ka ne duar gjakun e 200 personave te vrare me duart e veta, 1700 te pushkatuar dhe 4000 te internuar!
Kam edhe shume e shume fakte te tjera…

Le te vijme te karizmatiket!

Ka te perbashketa midis ketij Edit tone dhe Che-, duke filluar qe nga dhunimi i grave, mosnjohja e dashurise, dhe genjeshtra per te dhene nje imazh bamires, i vetmi qe mund te beje çudira dhe talentin per te shitur veten, ndryshe nga çjane!

Krimet e Che jane te dokumentuara dhe asnje intelektual ne bote nuk guxon me t a marre ne mbrojtje!
Vazhdojne vetem adoleshentet qe duan te besojne ne nje romantizem me zor!

Kurse per kete «karizmatikun » tone, do te na duhet drejtesia e pavarur.
Shpresoj per te dhe per ne, qe te mos behet nje shok llogoreje ne kujtimet e brezave qe do te vijne, i horrorit Che-Guevarian!

Hasta la Victoria, Che!

Kunder krimeve te tua dhe ideologjise qe ti ndoqe me sadizem ,rrallehere te pare ne kete bote!
Dhe po, edhe karizmatiket mund te jene kriminele, edhe te bukurit mund te jene sadiste!!

Facebook Comments