Nga Skerdjan DHULI

◾◾◾

Tiranen e lash ne nisje te mbasdites. Ne vapen e ketij Qershori qe djeg shume, por qe keto kohe konkurohet denjesisht por qe parakalohet lehtesisht nga djegiet e gazit helmues.
Rruges per Shkoder, ndryshe nga heret e tjera shihja police pothuajse cdo kryqezim.
Per ta une kurdohere ndjej keqardhje. Dy ish polic i kisha me vete. Ata me mire se kushdo i dinin vuajtjet e kolegeve te tyre.
Sa me shume i afrohesha Shkodres aq me i lart behej numri i tyre neper rruge.
Pasi hyn ne qytet, ku mbasditja ishte tejet e shurdhet, serish sheh polic.
Keta syri i shoqeron me pamjet e njerzve pa shprese perreth tyre, qe jane pak gjithsesi, dhe te atyre qe ashtu si une, do shkonin ne proteste.
Rruge pa jete. Qytet pa rini. Rrugica pa zhurme femijesh, por kish mbetur vetem hija e rende qe ende mban uniforma e policit edhe pse prej kohesh e ka humbur autoritetin.
Rini ska se kane ik ne emigracion, femije ska sepse ska kush martohet. Trishtim i madh.
Pas kafes te shoqeruar me miq shkodrane, fillon protesta. Por serish shtohen forcat e policise.
Une ende se kuptoj pse kaq shume, por ata ishin. Per nje moment mu duk vetja si ne Bagdad diten e sulmit Amerikan.
Nuk zgjati shume dhe u rikthyen fantazmat. Proteste ne qytet kulture, ne djepin e elites, por shteti sillet njelloj si ne kohe lufte.
Ne thirrjen e dyte ” Rama ik”, thirrje qe tani me eshte bere vals shpirteror, vershoi mbi njerez, gazi helmues.
Aq shume i kishin marre masat, sa gazin e kishin vendosur edhe 100 metra larg policise dhe e hidhnin pa kuptuar per nje sy jo te kujdeshshem, por qe ky s’jam une.
Lot, bllokim frymemarrje etj. Tanime organizmi eshte mesuar. Ambulanca per te marre te plagorurit, njerez qe ndihmojne njeri-tjetrin. Shume edhe shajne. Dikush ka inat edhe me organizatoret pse nuk kishin marre bomba ose gure me vete.
Telefoni fillon te bjere. Aty kuptoj qe mediat jane te gjitha tek ne live. Miqte qe kundesen te pyesin: “A je mire ? Ok, po kujdes”. Mami po e po. Telefonatat bresheri sahere qe nje gazetar lidhej live. Prej oresh ben lutjen “kujdes se te vrasin keta…”
Kthehemi serish. Ne Rama ik, ata vu gaz e helm.
Miqte i takoj e me mirepresin. S’ndodh ndryshe. Je ne Shkoder.
Por edhe ata si une, vuajne njelloj.
Pas dy oresh lufte nen shtetrrethim, vendos te ikim. Kthimi per te makina qe nuk eshte larg, eshte njelloj. Neper rrugice boshe, kafene bosh, rruge bosh. Te vetmit qe jane kudo, jane policet.
Nje pyetje vjen serish ne koke: A e mbrojne dot ?
Une besoj qe jo. Madje besoj se eshte tregues frike qe edhe kur konkuron vetem, te kete nevoje per shtetrrethim te denje per Bagdadin e 2003.
Ikim dhe ne kthim seish rruga njejte. Syte djegin akoma. Frymemarrja dicka me pak.

Kjo ishte dita qe lash pas.
Ajo qe vjen do jete serish e njejte. Ky 24 oresh do mbyllet serish ne shesh.
Tanime me gjithe Shqiperine.

Por pyetja vazhdon te mbetet ne koke: A te shpetojne dot ?

Facebook Comments