Nga Xhulia MEMA

◾◾◾

Mora Kartën e Studentit sot. Aq shumë u emocionova, saqë sajova një altar të vogël në nder të Saj dhe Lali Dreqit. 😊

Sapo e mora në duar, në bankë m’u rikthyen 3 milionë lekët që shpenzova për shkollën, investimet në arsim u njëqind-fishuan, biblioteka u mbush plot me literaturë, Aboneja e Studentit më ra mbi kokë kur po ecja rrugës dhe u bë marrëveshja me institucionet shtetërore për stazhin.
Dhe jo vetëm kaq, migrena u zhduk, shikimi m’u përmirësua, gjeta kuptimin e jetës dhe më erdhi me postë një vizë për Islandë. Ia vlejti gjithë përpjekja e dimrit, që më në fund të vinte vera për ne. O ju bashkëmoshatarë me yll në ballë dhe gjak Partie™ ndër vena: s’kemi më nevojë të çirremi rrugëve me Lulin dhe Monën, se jeta jonë sapo mori një drejtim të ri!

Faleminderit Parti™, faleminderit Lali Dreqi. 😌🙏

Facebook Comments