Nga Imzot Giovanni PERAGINE CCRSP
Ipeshkvi Titullar i Finiqit
Administrator Apostolik
i Shqipërisë së Jugut

◾◾◾

Shumë të dashur,

prej kohësh po marrim pjesë në vendin tonë, në një debat të fortë politik që rrezikon ta
çojë vendin në një krizë të vërtetë, edhe shoqërore, me pasoja të paparashikueshme, përveç se e detyron Shqipërinë të përballet sërish me fantazmat e të shkuarës së mjerueshme dhe pa asnjë formë lirie e shprese.
Të shumta dhe të padëgjuara kanë qënë thirrjet drejtuar autoriteteve politike edhe nga ana e institucioneve fetare të vendit, që të dorëzojnë armët e arrogancës dhe të interesave mënjanë dhe të dëgjojnë zërin e shumë njerëzve të cilët, të lodhur dhe të zhgënjyer ndaj shumë premtimeve, janë ende të detyruar të lënë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.
Përballë kësaj situate dëshirojmë t’i drejtojmë Zotit lutjet tona për paqe në tokën tonë të dashur që nuk meriton të vazhdojë të vuajë për shkak të egoizmit të pak njerëzve.
Prandaj u bëj thirrje të gjithë besimtarëve të Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, dhe gjithë shqiptarëve me vullnet të mirë, për një ditë lutjeje dhe agjërimi të caktuar për Të Premten 21 qershor, si edhe për të marrë pjesë në iniciativën “Ndiz një dritë shprese”:
nga ora 21:00 deri në 22:00 duke iu drejtuar Zotit, ndiz një qiri në shenjë shprese, duke e vendosur në njënga dritaret e shtëpisë tënde.
Zoti e dëgjoftë zërin e popullit të tij që e kërkon dhe i ngohtë zemrat e qeveritarëve tanë derisa të gjejnë një zgjidhje paqësore për të mirën e Shqipërisë sonë.

Vlorë 19.06.2019

Facebook Comments