Nga Mona RUSI

◾◾◾

Mjaft Jozefine se na lodhe trute.
Mos bej kukuvajken te marte dreqi, se dikur te deshem, se dikur te respektuam, se dikur per pak po na mbushej mendja qe ti ishe gatuar per te qenë liderja e demokrateve…
Se te quajtem trime o Jozefine edhe kur veshe pantallonat e harbuterise e bertisje “kapnie per zhelesh”.
Se grate e sojit dallojne nga harbutkat e komunizmit nga te gjitha pikat, duke filluar nga sjellja me politese…
Na merzisje ndonje here kur kakarisje kot me kot “Berisha…zotni Berisha” por gjithse si nuk ta morem per “te madhe” si thuhet nga ana jote.
Sepse te deshem shume e te besuam ty i hodhem poshte me neveri shpifjet e goje çorapeve se ti gjoja kishe “punuar” dizenjatore.
Madje edhe sot ja perveshim kujdo qe do te llape kesi soj per ty.
Por edhe ti moj zonje permbahu, se nuk ta mori njeri pronen-parti. Aty e ke.
Puno dhe serish do e kesh, ne daç per ta udhehequr e ne daç per ta mjelur.
Ne nuk u merzitem qe na i vodhet pronat politikanet e madje me bekimin e “te djathteve” qe kishin qelluar sallaksa.
Por e mbeshtetem PD-ne, drejtuesit e saj te vjeter me nje mal gabimesh e fajesh ne shpine, dhe qe kurre nuk kerkuan falje.
Edhe drejtuesit e rinj mund te kene tek-tuk gabime.
Por ata e treguan veten se nuk jane te punesuar si rrogtare ne Kuvendin e kapur nga kanabisi i Edvinit.
I dogjen mandatet duke i treguar shqiptareve se demokracia eshte ne rrezik, se vendi po shkon ne dura e trafikantit, horrit, tiranit te ri, birit te Kiços e nipit te Spiros.
Por ti Jozefine duket se e kalon kohen neper ish pronat qe ti me forcen e vendit te punes ja riktheve vetes.
Por ne se do te pensionohesh politikisht mos fut “shkopinj ne rrota”
Nje shprehje e kah motshme thote : “Per inat te sime vjehrre shkoj e flej me mullixhine ”
Jozefine, koha dhe durimi nxjerrin ne pah karakterin e njeriut, vlerat, shansin per te rimarre rolin e prijesit.
Por koha mund t’ja nxjerre “bakrin” njeriut. Mund te evidentoje antivlerat qe kane ndenjur te fshehura nga salltaneti i pozites,dhe tu jape prioritet egos se semure e te tjera delireve.
Paqendrushmeria eshte armiku i vullnetit, pa te cilin nuk mund te behesj kurre prijes.
Ne postimin tend je rrekur te paralelizosh djegien e sotme te dokumentave te grabitjes se votave nga klika e droges me 97, duke zezuar veprimin e sotem
“…as ne 97… ”
Jozefine po ç’ke me 97 moj zonje?
Po qe se te ka mbetur merak na thuaj kush e solli 97 ?!
Ti nuk do ta thuash, se nuk te jep “leje” shefi.

Me lejo ta them une, qe nuk marr leje nga asnje shef.
97 e zeze e sollen :
– Vjedhja e votave te Majit 96
– Zhvillimi ekonomik kaotik, aplikimi i taktikave VELIA-SUDE& CO .
A nuk ju shkermoq shteti shefit tend, qe nxitoi te ribehet president.
“Stambolli digjej- e shefi yt krihej!”
Komunistet e gjithe kraheve kontribuan ne djegien e vendit.
Por frika e permbysjes nga populli i armatosur dhe zhdukjes se klases bolshevike prevaloi me intacte meskine dhe sakaq u arrit koalicioni i fundme i plehrave te politikes qe kishin deshmuar bashkeveprim qe nga ligji antinjerzor dhe leninist per ndarjen e tokes (7501) te mbushja e partive me komunista dhe sigurimsa e me radhe…
Mjaft Jozefine, mjaft.
Mos na u bej e pa rehatshme.
Nuk te dua te te shoh si Sude-politike.

Sudja

Facebook Comments