Nga Ilir MUHARREMI

◾◾◾

NewBorn është vendosur më 17 shkurt 2008. Ideator ishte Fisnik Ismaili. Skulpturë e krijuar me rastin e Pavarësisë së Kosovës dhe ky monument çdo vit ndërron pamjen, por jo formën. U shpalos në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe iu mundësua pjesëmarrësve festues, që në skulpturë të nënshkruajnë. Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen (born) e Republikës së Kosovës, për të “marrë nënshkrimet” dhe pastaj të zhvendoset në lokacion të përhershëm.
Kjo ende nuk ndodhi. Kjo ishte shumë e mirë dhe vazhdon të jetë e mirë, mirëpo sot monumenti mori një pamje tjetër, u vendosën 99 portrete të grave të suksesshme të Kosovës.
Shtatë shkronjat u mbuluan me poster, ku shihen gratë të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre. Në mesin e tyre ka sportiste, artiste, gazetare e politikane.
Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme.
Kjo vërtetë tregon një abuzim me monumentin dhe është për të ardh keq sepse ky monument i shërben vetëm ditës së shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, me çrast çdo vit e ndrron imazhin me datë të caktuar një datë dhe rikujtim historik.
Të tallet me të kështu në këtë formë nuk është e drejt, dhe vërtetë duart e politikës shihet që abuzojnë edhe me gratë e suksesshme, por edhe me artin.
Kjo i bie se tash kujt t’i teket mund ta përdorë këtë hapësirë historike për interesat e veta.
Është mirë që të promovohen gratë e suksesshme, por jo në një monument hisotrik i cili shërben për shpalljen e Pavarësisë. Atifetet Jahjaga u deklarua se ky projekt është i domosdoshëm për rolin e gruas në Kosovë, rol të cilin e ka luajtur dekada me radhë dhe po inaugurohet në një moment shumë të rëndësishëm.
Krejt në rregull është kjo, e sipas saj jo rastësisht është vendosur përballë monumentit të Heroinave, që po ashtu ka rëndësinë e vet për rolin e gruas në Kosovë, për angazhimin e saj, përkushtimin, e kontributin në këto dekadat e fundit dhe kjo përfaqëson më së miri se sa ka dhënë gruaja për Kosovën.
Atëherë më mirë i bie të ekspozohen fotografitë tamam te monumenti “Heroinat” ngaqë aty edhe e kanë vendin.

Facebook Comments