Nga Red VARAKU

◾◾◾

Çdo njeri normal, të cilit akoma nuk i ka marrë koka erë nga urrejtja dhe mllefi, e ka fare të qartë, që data e zgjedhjeve nuk është kaq e shenjtë sa do të na e paraqesë Rama. Ajo është një datë me të cilën udhëheqësit e ndriçuar shqiptar janë sjellë si t’i teket. E kanë shtyrë, e kanë afruar ,madje edhe e kanë hequr fare nga kalendari, dhe kjo nuk ka qenë kurrë ndonjë sakrilegj apo shkelje kushtetute.

Atëherë përse Rama nuk tërhiqet nga kjo datë dhe kërcënon me destabilitet shqiptarët? Çfarë e shtyn atë drejt kësaj çmendurie?

Ata, që e kanë parë dhe takuar nga afër tregojnë për një situatë të rënduar të kryeministrit dhe arsyetojnë që shkaku i kësaj gjendjeje është izolimi ndërkombëtar që po i bëhet për herë të parë dhe vendosmëria e Z. Basha për të refuzuar çdo marrëveshje me të.

Pas këtij izolimi dhe refuzimit kategorik nga ana e Bashës për një marrëveshje , Rama duket se ka dalë fare nga binarët.

Kjo është arsyeja që kryeministri po kërcënon me burg Bashën, po kërcënon me izolim shqiptarët dhe po kërcënon me destabilitet perëndimorët.

Thirrjet e tij për drejtësi, në fakt janë thirrje për luftë, sepse ekspozojnë hapur kapjen nga ai të sistemit të drejtësisë.

Me mendimin se mund të shantazhonte liderin e opozitës, urdhëroi PPP, kryepersekutoren Arta Marku të hapte hetim për z. Basha .

Ndërsa, përsa i përket kërcënimit me destabilitet që po i bën perëndimorëve, kjo nuk është një gjë e re për ata që e kanë ndjekur trajektoren e tij në marrëdhënie me perëndimin. Ajo është në vazhdën e strategjisë së tij të komunikimit, që nga viti 2013, vit kur Ilir Meta bëri gabimin fatal dhe e solli në pushtet.

Gjithmonë kështu ka kërcënuar!

Fillimisht, nëse e mbani mend ai kërcënoi perëndimin me rrezikun e ISIS në Shqipëri. Të gjithë i kujtojnë deklaratat e tij të papërgjegjshme dhe idiote njëkohësisht, të cilat dëmtonin rëndë imazhin e vendit. Ato nënkuptonin që Shqipëria mund të shndërrohej në një vend, i cili do të kontrabandonte terroristë në Europë.

Pastaj, kur deklaroi se Shqipëria ia ka nevojën Europës po aq sa Europa ia ka nevojën Shqipërisë. Sipas tij nëse Eruropa nuk dot’i hapte dyert Shqipëria do të kërkonte partnerë të tjerë strategjikë.

Për t’i dhënë fund me copëtimin e Kosovës sipas planit serbo-rus. Përpjekja idiote për të realizuar skenarin rus të ndarjes së Kosovës i vuri përfundimisht vizën atij.

Kjo përpjekje e nxorri lakuriq aleancën Putin-Vuçiç-Thaçi-Rama në sytë e gjithë botës, por veçanërisht në sytë e Berlinit dhe Washingtonit, të cilët ia përplasën turinjve dyert e negociatave .

Ndaj merreni më qetësi dhe dashuri kërcënimin e tij për burg, ndalim vizash dhe destabilitet. Sepse, as burgu, as vizat, as destabiliteti nuk varen më prej tij. Ai nuk është më kryeministër i shqiptarëve.

E vetmja gjë që po bën Rama, është të mbulojë pëgërat e tij me një rapsodi lufte, burgu dhe vizash, strategji kjo e lodhur propagande, qoftë edhe për veshët e një 10 vjeçari.

Por a ka ai frikë? Normal që ka frikë. Kushdo në pozitën e tij do të kishte frikë. Për shkak të frikës i bën këto idiotësira, kërcënon perëndimin si në kohën e qoftëlargut.

Ka frikë dhe është i terrorizuar sepse akuzat për të janë nga më të rëndat dhe të padëgjuarat. Përgjimet zyrtare të publikuara ngaBILD, dëshmojnë përfshirjen e tij në afera monstruoze. Megakorrupsion, kanabizim, larje parash, vjedhje, vrasje, trafik ndërkombëtar, prodhim narkotikësh, krim elektoral, tradhti kombëtare etj. Arrestimi i tij është i sigurtë dhe i pashmangshëm .

Ndaj, ulëret, pëllet dhe shantazhon me burg liderin e opozitës sikur të ishte në Rusi .Ai është gati t’i vërë flakën Shqipërisë nëdatën 30 qershor jo si Neroni, por për shkak të Gjushit që ka në bark. Në fakt, halli i tij i vërtetë , është përballja me drejtësinë, pasi është e qartë që do ta zbythin nga pushteti në vjeshtë. Ulërimat e tij për burg, destabilitet janë tipike për udhëheqësit e korruptuar .

Ato janë në fakt lutje për marrëveshje.

Ai po përpiqet të mbulojë me thirrjet për destabilitet dhe burg, rrumpallën kriminale gjashtë vjeçare, bashkëpunimin dhe marrëveshjet me bandat më të rrezikshme.

Por, duhet të ketë shumë kujdes, sepse populli shqiptar nuk është aq idiot. Ai nuk ia fal më askujt këtë pas 30 vjetësh pluralizēm politik. Ai nuk meriton të izolohet ndërkombëtarisht dhe një herë, nga kapriçot e një të sëmuri delirant mendor, që mendon se është zoti dhe pronari i shqiptarëve.

Çfarë nuk po bën për ta shtyrë popullin në përplasje civile . Arreston, burgos , fyen, tall, përqesh por asnjë reagim. Vendosmëria që kanë kundërshtarët e tij e shkatërron .

Ai mezi pret një konflikt civil sepse kjo do ta shfajësonte atë plotësisht në sytë e ndërkombëtarëve dhe bëmat e tij do të harroheshin.

Por, destabiliteti i Shqipërisë është dhe do të mbetet thjesht një dëshirë e tij idiote. Ai mendon se shqiptarët janë aq idiotë sa për frikën, karrigen dhe tekat e tij të djegin sërish Shqipërinë. Ky skenar as që mendohet se mund të ndodhë, sepse askush nuk është aq i çmendur dhe aq Llesh, sa të dalë kundër vullnetit të popullit të tij dhe të mbajë anën e kriminelëve me uniformë dhe pa uniformë. Sepse të gjithë ata që e kanë provuar kanë dështuar me turp dhe kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë.

Në 2013, ky trimi që kërcënon me burg Ilir Metën, çfarë nuk bëri që atë ta kishte në koalicion. Ishte gati t’i ulej në gjunjë njeriut, sepse ai i kishte të qartë se ndryshe kurrë nuk do të bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Kërcënon me burg, trimi që kurrë nuk është shquar për akte kurajozë, por vetëm për marrëveshje tinzare, ashtu si atëherë në 2013, kur nënshkroi me gjakun e katër viktimave të 21 Janarit kapitullimin përballë Ilir Metës.

Ky njeri mendon se ky popull është aq i trashë sa e ka harruar që Metën president e ka peshqesh nga ai vetë, nga trimi me fletë.

Problemi më i madh i Ramës sot është se përballë Bashës duket që luftën e ka të humbur. Basha qëndron i vendosur dhe i palëkundur nga kërcënimet dhe shantazhimet e tij . Ai e ka kapur në një pozicion të tillë që e detyron të dorëzohet dhe pranojë me turp dështimin. Marrëveshja e 17 Majit me të cilën krenohet që nuk e respektoi, u bë varri i tij.

Ai është i lodhur, i falimentuar dhe i ezauruar nga nervat. Ai nuk ka çfarë të ofrojë kësaj here dhe e ka të qartë refuzimin e Bashës. Ai e di fort mirë kush qëndron pas kësaj historie.

Ashtu si të gjithë ata delirantë që kanë guxuar t’i dalin përpara vullnetit të popullit, ai e di fatin e tij hustorik. Ai e di që tani thjesht duhet të ulë kokën dhe t’i nënshtrohet fatit të tradhëtarëve më të mëdhenj të këtij kombi. Do ta bëjë shumë shpejt.

Facebook Comments