Nga Dritan KABA

◾◾◾

Arrestohet Suela Musta se paska votuar per nje licennce kabllori skandaloz, qe mund te shkoje maksimumi si investim 50 mije euro, ndersa ajo qe firmosi koncensionin e Milot- Balldren 260 milion euro nje individi qe merrte asistence sociale gezon milionat me roje shteti.
Kjo eshte Rilindja!
Ndersa Damiani i dha dy tendera 32 milion euro me letra fallco eshte i lumtur me gurune. Firmosi edhe 230 milion per dajen e nipit qe merrte asistence sociale.
Sajmir Tahiri shijon lirine me eskursione dhe me avokat Edi Ramen.
Ilir Beqja i pashqetesuar konsumon koncensionet me te llahtarshme ne shendetesi. Ku vetem ne nje prej koncensioneve, ate te Vilmes, shteti deri tani ka paguar plot 7 milion euro per pune te pakryer. Ndersa ne vetvete eshte koncensioni dhe sherbimi me i pavlefshem per qytetaret.
Sa do rendisja, po u lodha mu ngriten edhe nervat. Mund te hehet liber me shume vellime. Ka plot. Nga fikja e radareve, tek skandalet e rilicensimit te universiteteve. Nga tenderat korruptive te ilaçeve te skaduara tek lirimi i banditeve., te dyja njesoj vrasin. Nga tenderat “sekrete” tek anuzimet me doganat. Nga skandalet me areoporte tek grabitja e tokes publike te teatrit. Mga ligji korruptiv antikushtetues i dividentit, tek koncensioni i Orikum – Dukat.
Deri tani jane te pa “kapur” nga ky shtet mafioz me plot kuptimin e fjales te gjithe shefat e lanoratereve te kokaines dhe heroines. Drejtoret e policise qe jane ne kerkim, vazhdojne pushimet te qete.
Kush e ka demtuar shtetin dhe shqiptaret me shume, firma e Sueles per hapjen e nje kabllori apo urrejtja e Edi Rames ndaj nje televizioni?! Tekat dhe sherbimet e Kryeministrit deri tani i kane kushtuar shqiptareve plot 140 milion euro. Dhe per çudi askush nga PPP e Rilindjes nuk ndjehet. Ashtu si ne te gjitha rastet e tjera.
Kjo eshte Rilindja. Keta jane nijte e eterve. Hakmarrja e tyre nuk do ndalet, nese nuk e ndalim tani.

Facebook Comments