Nga Tahir KOLGJINI

◾◾◾

Ne te zbardhun te agimit te dates 14 qershor 1946 ne perpjekje e lufte me armen famekeqe te Sigurimit te Shtetit mbeti i vrare udheheqesi i Komitetit per Liri dhe fort i lavdishmi Kapidan Mark Gjomarku.

-“Bab, un nuk bie i gjall ne duert e anmikut”

Princi mirditor ja mbajti fjalen Mirdites.
Princi Kapidan pasi kishte marre plage te renda dhe krah tij kishte mbetun i vrare truproja ma besnike ne lulen ma te bukur te rinis , heroi i Mirdites Nikoll Perpjetri, hoqi nga brezi naganten dhe krisma shplakoj krojet arbnore , bajraket e Mirdites e jovetem…
Plumbat qe moren Kapidanin e Mirdites i hoqen klikes se sigurimit te Shtetit dhe krimineleve Enver Hoxha e Mehmet Shehu kundershtarin me te paepur dhe me te betuar deri sot.
Ata e moren trupin e Markut por jo te gjalle.
Ata e moren dhe e zhduken per te mos u lene edhe nje varr femijeve , vellezerve dhe mbare Mirdites ku te lihej nje lule kujtimi e te derdhnim dy pika lot.
Kapidan Marku!
Mirdites i ka ardhun ora te te kujtoje si duhet.
U falemi nderes te gjitha familjeve qe luftuan gjithashtu krah teje dhe te qendruan besnik.

Facebook Comments