Nga Dhurata VRESHTI

◾◾◾

Sa e dua këtë shi
Më bën të ndiej mall
Më bën të prek nostalgjia.

Më troket
si në një portë të shtrenjtë
Më kujton të bukurën fëmijëri.

Çdo pikë e qiellit
Është si kartmemorie
E mbushur
Kujtimet e largëta
Vijnë dhe më bëjnë të lumtur.

Oo, të lutem
Më mbaj aty pak më gjatë
M’i kujto pikat e shiut nën ligustra
Më kujto
Shijen e luleve të ftonjve ngjyrartë.

Më kujto
të kuqen më të bukur
Më jep në duar një lule shege.

Më kujto lulet e ferdetes
Që hanim pas shiut me buzëqeshje
se s’kishin milingona.

Ah, moj fëmijëri
E ëmbël, e bukur,
Do mbetesh ti e shtrenjtë
Me lulet
që asnjë stinë s’i vyshk në jetë.

Facebook Comments