Nga Mishel KOÇIU

◾◾◾

“Shpall urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme për hir të vendit! Shkrije Presidencën dhe instalo Presidiumin e Kuvendit Popullor!
Përveç kryeminister e ministër i jashtëm, emëroje veten edhe kryetar të Presidiumit, duke vazhduar traditën familjare me ngritje!
Konverto kryesinë e rilindur në byro politike! Nuk të mungojnë as Loqe Shenkat, as Tao Taot…
Gjej ndonjë nip/stërmbesë të Arianit Çelës për kryetar të Gjykatës së Lartë
Futi në burg gjithë kundërshtarët, sepse kush të kundërshton ty është tradhëtar e nuk e do vendin.
Ti je kriteri i vetëm i atdhedashurisë, patriotizmit dhe të drejtës kushtetuese, penale, civile, ndërtimore, hapësinore, ujore dhe pyjore!
Ai vend nuk të kuptoi kurrë e nuk të meriton. Të vjen plasje që një pëllëmbë Macron është president i nje vendi të madh dhe ti dy metër azgan në krye të vetëm një vendi liliput! Por ti e ke në dorë të madhërohesh duke implementuar në Shqipëri mrekullinë kineze të kapitalizmit monopartiak!
E ç’i duhet vendit më shumë se një parti! Keshtu s’do kesh nevojë as të rropatesh nëpër dhjetra ekrane e cepa të vendit për gjasme zgjedhje e Portokalli fushatash. Edhe gangsterët “e papunë” që zgjidhnin kandidatët i emëron në dogana e tatime.
Madje ti mund ti çlirosh shqiptarët edhe nga barra e shumë lirive e të drejtave të tjera të panevojshme. Mbaj vetëm të drejtën e lëvizjes edhe ca kohë, sa të ikin nga sytë këmbët ata që s’të honepsin dot. Por jo dhe gjatë, që të mos zvogëlohet fare-fare numri i njerëzve që ke nën hyqëm.
Ndërkohë, për çdo të papritur, vendos një seli shtabi të përgjithshëm, jo shumë larg Labinotit, në Librazhd, nën kujdesin e gjeneral Lleshit dhe komisar Pallës. Dhe po për këtë lloj të papriture, mbaj një helikopter në gadishmëri, me motor ndezur 24 orë … ”

Të doli gjumi nga kjo e papritura e fundit? Endrra janë, bëjnë vaki e s’dalin.

Facebook Comments