Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Deklarata i liderit Lulzim Basha mrëmë në metingun e 8 Qershorit ishte politike por shumë e sinqertë për socialistët e “larguar” me dhunë, vota të blera dhe paratë e drogës nga P.S.-ja në vite, sidomos mbas vitit 2007, kur Rama e “bleu” P.S.-në!
Ironia e kryeminsitrit të rrëzuar Edi Rama për “shtyrjen e zgjedhjeve” lokale të datës 30 Qershorë duke i krahasuar me zgjedhjet në P.S., janë tenativat e fundit të një Kryeministri në “Ikje”!
Se cfarë do të bëjë Edi Rama me socialistët e tij është puna e tij dhe e “klaneve” në P.S. Se kush do të jetë në listat e zgjedhjeve të parakohshme në P.S. njerëzit e Erionit, Edit apo socialistët e “larguar” është përsëri puna e këtij grupimi politik, Rilindjes së “inkriminuar” që gjithmonë edhe në këto vite tranzicioni ka qeverisur me skandale dhe korrupsion! Kujtoj qeverinë Nano ne 2005 dhe ka ardhë në pushtet me “grykën e pushkës”, jo me votat e qytetarëve!
Më kujtohet ish-prefekti i Nanos Tauland Dedja (të më fali që po e përmendi) , megjithse ishte në komisionin zgjedhor në P.S., për kandidaturën e Edi Ramës, Rama e largoi nga listat e P.S.-së dhe sot është në emigrim!
Ka me dhjetra dhe qindra socialistë të larguar nga “Rilindja” në këto vite të sundimit të saj.
Lideri Basha dhe shume opozitarëve nuk i’u intereson aspak se c’farë bën Rilindja në grupimin e vet!
Lideri Basha si Kryeministër i ardhshëm është i intersuar që të gjithë shqiptarët të gëzojnë të mirat materiale që ofron Shqipëria.
Lideri Basha mrëmë nuk bëri analizën e të larguave me “hir ose me pahir” nga Rilindasit.
Basha është i interesuar që në P.S., të ketë zhvillime pozitive duke larguar hajdutët e Rilindjes. Lideri Basha eshte i interesuar për të ardhmen e te “majteve”, si forcë opozitare të punojmë për zhvillimin ekonomik, integrimin dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri, për ti thënë Ik hajdutëve të Rilindjes dhe tranzicionit në këto 28 vite!!
Kandidatët e “Rilindjes” kanë filluar të ftojnë socialistët e larguar nga vetë ata, si pjesë e stafeve elektorale.
Se cfarë bëjnë Rilndasit me P.S.-në është puna e tyre, por largimi i Edi Ramës është kushti panegociushëm jo vetëm nga opozita dhe lideri Basha por nga populi tashmë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, gjermanët. Nderkombetaret do të jenë edhe më aktivë në ditët në vijim, për ta detyruar Ramën të pranojë dorëheqjen dhe të largohet .
Edi Rama po përpiqet të krijojë Gjykatë kushtetuese fiktive duke bëre “grusht shteti”, shtetit që qeveris vetë!
Nuk ka gjykatë as hajdutë të “droge” që e shpëton tashmë Edi Ramën!
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar paraditen e sotme në lidhje per protestën.
Basha shkruan në Facebok se sot është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Facebook Comments