Përgatitur nga Ilir SECI

◾◾◾

Ma parë kisha dashte me pasë perballe nji divizion gjerman sesa me pasë mbrapa nji divizion francez.
General George S. Patton.

Çdo pervjetor të D-day, dites së zbarkimit të forcave aleate në Normandi, rishfaqen barcoletat që anglo-amerikanët ua kanë qitë francezëve, ku nxjerrin kunjin me qëndrimin e Francës në Luftën e Dytë Botnore :

Disa barcoleta angleze :

Pyetje :
– “Si mundesh me e ba nji kamarier francez me ardhë me të shërbye me vrap?”
Pergjigje :
– “Thjesht foli gjermanisht!”…

Pyetje :
– “Çka mesojne në Oren e pare te mesimit në Akademine Ushtarake Franceze?!” …
Pergjigjie :
– “Mesojne shprehjen “Une Dorezohem” në 10 gjuhet kryesore të botes!”…

Pyetje :
– “Pse francezet ranë aq kollaj dakord për me ndertue tunelin e La Manshit?!”…
Pergjigje :
– “Sepse kur te pushtohen prape nga gjermanet me e pasë ma të lehte me ia mbathë per Angli!”…

– “Gjermaneve iu deshen tre ditë me mberri në Paris – e kjo ndodhi sepse ishte tue ra shi.”

Disa barcoleta amerikane :

Pyetje :
– “Pse bulevardet në Paris kanë aq shume pemë anash?”…
Pergjigjie :
– “Sepse gjermaneve u pelqen me marshue në hije!”…

Pyetje :
– “Francezët e kane ba Statujen e Lirise…atëherë pse nuk e mbajten per veti francezet statujen e lirise?!”…
Pergjigje :
– “Sepse nuk i kishte te dyja duert të çueme nelt!”…

Pyetje :
– “Pse nuk ka fishekzjarre në Disneyland në Paris?!”…
Pergjigje :
– “I ndaluen sepse sa here që plasnin fishekzjarret francezët shtriheshin përdhe tu thanë :
“Dorezohemi!”…

– “Ma parë kisha dashte me pasë perballe nji divizion gjerman sesa me pasë mbrapa nji divizion francez.” – General George S. Patton.

Facebook Comments