Nga Xheni KARAJ

◾◾◾

Filmi i meposhtem Joshua dhe Harry me regji nga Marko Marchillo shkaktoi histerine e rradhes mes rojtareve te moralit, familjes tradicionale, gazetaruceve dhe avokatuceve impotent.

Filmi sic do ta shihni dhe vete meposhte trajton historine e nje djali 14 vjecar, i cili eshte viktime e bullizmit per shkak te orientimit te tij seksual. Ne 13 minuta regjizori artikulon thjeshtesisht te gjitha sfidat qe nje adoleshent gay kalon me veten, familjen dhe shoqerine. Veten ne kete film mund ta gjej cdo adoleshent shqiptar pavaresisht orientimit seksual.

Sipas studimeve te fundit rezulton qe 1 ne 5 adoleshent ne Shqiperi vuajne nga bullizmi. 1 ne 10 te rinjte te komunitetit LGBTI braktisin shkollat per shkak te tij.

Vetem pak dite mepare ishim deshmitare te nje video te tmerrshme qe beri xhiron e rrjeteve sociale, pse nuk u alarmuan institucionet, rojtaret e moralit, familjes tradicionale nga ato pamje makabre? Pse nuk organizuan nje emsion te vetem gazetarucet qe i kane kthyer emisonet e tyre ne mejhane te ftuarish qe vec bullojne njeri tjetrin dhe vjellin gjuhe urrejtjeje?

Ai film i shfaqur nga TVSH e cila paguhet dhe nga taksat e ne homoseksualeve eshte minimum qe media mund te bej per te gjithe ata te rinj te cilet mendojne cdo dite si te demtojne ose vrasin veten, pasi jeta i eshte kthyer ne nje ferr te perditshem per shkak te bullizmit. Pjesa tjeter e punes ju takon juve te rriturve, qofshi familjare, mesues, psikologe, motra e vellezer.

Nese ju vendosni te mbyllni televizorin, nderroni kanalin ose ti mbyllni syte femijeve, mbesave, niperve tuaj kur probleme te tilla artikulohen ose filma te tille shfaqen ne televizor per qellime edukuese, atehere keni deshtuar si baballare, nena, gjyshe, gjysher, motra, vellezer.

Kemi deshtuar si shoqeri per te mbrojtur dhe per ti edukuar te rinjte me vlerat e pranimit, respektimit te te drejtave te gjithekujt per te qene te lumtur dhe te lire.

https://yt6.pics.ee/H86YE

Facebook Comments