Nga Simon SINEK,2017

◾◾◾

Çfarë është gjenerata e re?

Gjenerat e re është një grup njerëzish që kanë lindur përafërsisht në vitin 1984-ër dhe më pas. Ata janë një brez i vështirë për t’u menaxhuar dhe akuzohen prse ata mendojnë se kanë të drejtë. Kjo gjeneratë është narcistike, egoiste, dhe e papërqëndruar, por e drejta është një gjë shumë e rëndësishme dhe kjo sepse ata të gjithë aspirojnë kaq shumë drejt lidershipit.

Dhe ajo që po ndodh është se, liderët po pyesin gjeneratën e re se çfarë duan ata?

Dhe gjenerata e re përgjigjet se ata duan të punojnë në një vend ku ka një qëllim të caktuar, se duan të kenë ndikimin e tyre në atë që bëjnë, çfarëdolloj kuptimi që të ketë kjo gjë. Ata duan ushqim falas. Dhe pavarësisht se, disa prej tyre mund të kenë edhe ushqim falas dhe gjëra të tjera, ata ende janë të palumtur. Dhe kjo ndodh sepse ka diçka që mungon.

Unë kam mësuar se ajo që mungon ndahet në katër karakteristika. E para, ka të bëjë me prindërimin. E dyta, ka të bëjë me teknologjinë. E treta, ka të bëjë me durimin. Dhe e katërta, ka të bëjë me mjedisin.

Së pari – Shumë nga fëmijët e gjeneratës së re, janë rritur si subjekte të strategjive të dështuara të prindërimit. Për shembull, atyre u kanë thënë se ata janë të veçantë; gjatë gjithë kohës. Atyre u kanë thënë se, ata mund të kenë çdo gjë që duan në jetë dhe thjesht sepse ata e duan diçka të tillë. Disa prej tyre, kanë qenë pjesë e klasave të veçanta në shkollë, jo sepse ata e kanë merituar këtë, por sepse prindërit e tyre janë ankuar për këtë çështje. Dhe disa prej tyre kanë marrë notat dhjetë (10), jo sepse ata i kanë merituar këto nota, por sepse mësuesit e tyre nuk donin të kishin të bënin me prindërit e këtyre fëmijëve. Disa fëmijë, gjithashtu, kanë marrë edhe medalje për pjesëmarrje. Dhe ne e dimë se si ndodh kur jipet një medalje. Ajo zhvlerëson, në fakt, punën e atyre fëmijëve të cilët përpiqen dhe që punojnë shumë. Dhe nëse dikush merr medalje edhe pse vjen vonë apo i fundit në klasë në orën e mësimit, ata do të ndjehen në siklet në raport me pjesën tjetër të klasës, dhe kjo i bën ata që të ndjehen edhe më keq. Ky grup njerëzish më vonë do të diplomohet dhe do të shkojë në punë.

Më pas, ata dalin tek ajo bota e vërtëtë dhe aty zbolojnë se ata nuk janë të veçantë. Mamaja nuk bën dot të mundur që ata të promovohen në punë, që nuk merr asnjë shpërblim sepse vjen i fundit në zyrë, dhe e thënë thjesht, nuk mund të kesh asgjë thjesht sepse ti ke dëshirë të kesh diçka, por duhet të punosh për ta arritur atë. Dhe në këtë moment i gjithë imazhi që ata kanë për veten thërrmohet. Dhe kështu, kemi një gjeneratë tërësisht të re, e cila po rritet me një vetëvlerësim edhe më të ulët se gjeneratat e mëparshme.

Gjithashtu, ne jemi duke u rritur në një botë të rrethuar nga Facebook dhe Instragram, që do të thotë se, ne jemi duke i vendosur filtra gjërave dhe këto media sociale janë shumë të mira për t’i treguar njerëzve që jeta është e mrekullueshme, edhe pse unë jam një individ i dëshpëruar. Dhe në këto aplikacione/apo media sociale të gjithë njeëzit duken në rregull, sikur e kanë sistemuar çdo gjë në jetën e tyre, por realiteti është që shumica e njerëzve nuk i kanë zgjidhur gjërat ende dhe se kjo nuk është aspak e lehtë. Dhe kur pasaj gjenerata e re shikon më të mëdhenjtë se çfarë janë duke bërë ata në punën dhe në jetën e tyre, mesazhi që gjenerat e re merr është se, ajo që duhet të bëni në jetë është kjo që bëjmë ne. Dhe ata që as që e kanë idenë se çfarë do të thotë kjo.

Kështu, kemi një gjeneratë të tërë e cila po rritet me një vetëvlerësim më të ulët sesa gjeneratat e mëparshme. Dhe ky nuk është aspak faji i tyre. Sepse atyre thjesht u ka rënë një dorë e keqe siç ndodh në një lojë me letra.

Tani le të flasim për teknologjinë.

Së dyti – Ne e dimë se, angazhimi me median sociale dhe me vet celularët tanë çliron një kimikat që quhet dopaminë. Prandaj ju ndjeheni mirë kur dikush ju dërgon mesazh(e) në celularin tuaj. Dhe të gjithë e dimë atë ndiesinë kur ndjehemi pak vetëm, të mërzitur dhe për pasojë i dërgojmë 10 sms 10 njerëzve të ndryshëm? Si, ç’kemi, etj.,….sepse ne marrim një ndjesi të mirë kur marrim mbrapsht përgjigjje. Prandaj numërojmë ‘Likes’, prandaj i rikthehemi 10 herë për të parë se si po ecën performanca në mediat sociale.

A po rritet Instagrami im?
A mos kam bërë ndonjë gabim vallë?
Ndoshta ata nuk jam i/e pëlqyeshëm/me? Etj.

Dhe të rinjtë kanë edhe trauma vetëm për shkakun se dikush mund t’i heqi nga lista e miqve në Facebook. Sepse ne e dimë që kur e kemi vëmendjen e tyrë ne mediat sociale, marrim një dozë dopamine dhe kjo është një ndjesi shumë e mirë. Dopamina është e njëjta gjë që na bën të ndjehemi mirë kur pimë duhan, alkool dhe kur luajmë kumar. Me fjalë të tjera, të gjitha këto krijojnë varësi të madhe. Ne kemi kufizime moshe lidhur me duhanpirejn, konsumimin e alkoolit dhe mundësinë për të luajtur kumar, por ne nuk kemi kufizime moshe në mediat sociale dhe në celularët tanë. Është njësoj sikur të hapim rubinetin e likerit të alkoolit për adoleshentët tanë dhe u themi atyre, ‘ja ku e keni, mund të pini pafund.’ Dhe kjo është tërësisht ajo që po ndodh.

Kemi një gjëneratë të plotë e cila ka akses në dopamine, që të krijon varësi dhe që të mpin si individ nëpërmjet mediave sociale dhe celularëve tanë në një kohë stresi të lartë të rritjes së tyre në moshën e adoleshencës.

Por, pse është e rëndësishme kjo?

Thuajse të gjithë të alkoolizuarit e kanë zbuluar alkoolin në moshën e adoleshencës. Kur jemi të rinj i vetmi aprovim për të cilin kemi nevojë është ai i prindërve tanë. Dhe gjatë tranzicionit në adoleshencë ne kalojmë nga kërkimi i aprovimit të prindërve tek nevoja për aprovimin nga bashkëmoshatarët. Dhe kjo është frustruese për prindërit, por është shumë e rëndësishme për ne që të aprovohemi atje tek fisi i madh tribal, mjedisi jonë i jashtëm. Dhe kjo është një periudhë shumë stresuese dhe e mbushur me ankth në jetën tonë. Dhe ky është momenti kur ne duhet të mësojmë që mund të mbështetemi tek miqtë tanë. Disa prej këtyre adoleshentëve zbulojnë se alkooli dhe efektet e tij të dopaminës dhe të mpirjes janë diçka që i ndihmon ata për t’u përballur me këtë periudhë stresuese dhe të ankthshme në jetën e tyre. Dhe kjo është diçka që krijon një lidhje aftagjatë me trurin sepse kur ata të kenë një periudhë stresuese në jetën e tyre më vonë, ata nuk do të kthehen të kërkojnë mbështetjen e një miku, por do të kthehen tek alkooli. Qoftë ky stres shoqëror, financiar, stres i shkaktuar nga karriera, të cilat janë edhe burimet parësore që mund ta bëjnë një njeri të konsumojë alkool, dhe ndoshta më vonë të bëhet i alkoolizuar.

Në periudhë afatgjatë, për shkak të aksesit pa kufi që të rinjtë tanë kanë ndaj dopaminës online që ata e marrin nëpërmjet mediave sociale, kjo i çon ata në pamundësi për të krijuar marrëdhënie njerëzore të shëndetsme në të ardhmen. Dhe këta të rinj e pranojnë që shumë prej miqve të tyre janë sipërfaqësor. Ata do ta pranojnë se, ata mund të argëtohen me miqte e tyre, por që ata nuk i marrin në konsideratë nëse do të hasen me ndonjë vështirësi në jetën e tyre. Gjithashtu, ata e dinë se, nëse miqve të tyre do ‘u dalë diçka më e mirë si alternativë, ata do t’i lënë ata në baltë sepse marrëdhëniet e sinqerta nuk janë aty.

Pra nuk ka marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta. Sepse ata nuk praktikohen për t’i kultivuar këto aftësi për të krijuar marrëdhënie dhe nuk kanë as mekaniza për të përballuar stresin. Kështu që, në momentin që një ngjarje stresuese shfaqet në jetën e tyre ata nuk do t’i drejtohen një njeriu, por do të drejtohen tek një pajisje, tek mediat sociale të cilat ofrojnë vetëm çlirim të përkohshëm. Dhe sipas shkencës ne tani e dimë që njerëzit që kalojnë shumë kohë në Facebook vuajnë nga nivele më të larta depresioni sesa ata që kalojnë më pak kohë aty. Këto gjëra kanë nevojë për ekuilibër.

Alkooli nuk është i keq; shumë alkool është gjë e keqe. Kumari është argëtues; shumë kumar është diçka e rrezikshme. Nuk ka asgjë të gabuar me median sociale dhe me celularët; por mungesa e ekuilibrit lidhur me përdorimin e tyre. Për shembull, nëse jeni duke ngrënë darkë me miq dhe ju i dërgoni sms dikujt që nuk është aty i pranishëm, ky është një problem. Dhe kjo është varësi.

Nëse uleni në një takim me njërëz më të cilët supozohet se duhet t’i dëgjoni dhe të flisni dhe ju e vendosni celularin tuaj përpara vetes mbi tavolinë më fytyrë nga ju ose mbrapsht, gjithsesi u jep mesazhin të pranishmëve në sallë që ju thjesht nuk e keni vëmendjen aty dhe se ata nuk janë të rëndësishëm në atë moment për ju. Dhe vetë fakti që, ju nuk e largoni dot celularin tregon që ju keni krijuar varësi ndaj tij.

Nëse zgjoheni në mëngjes dhe përpara se t’i thoni mirëmëngjes persoinit që keni në krahë, që mund të jetë e dashura apo i dashuri juaj, por kontrolloni celularin atëhrë ju jeni të varur prej tij. Dhe si të gjitha varësitë në periudhë afatgjatë, ato do të shkatërrojnë marrëdhëniet tuaja, ato do t’ju kushotjnë kohë, dhe para, dhe në përgjithësi do ta bëjnë jetën tuaj edhe më të keqe. Pra, kemi një gjeneratë që po rritet pa vetëvlerësim dhe që nuk ka as mekanizmat bazë të përballimit për tu marrë me stresin në jetën e tyre.

Tani le t’i shtojmë këtyre edhe çështjen e durimit.

Së treti – Kjo gjeneratë, është duke u rritur në një botë ku të gjitha dëshirat e tyre plotësohen në çast. Do të blesh diçka? Shumë mirë, shko në ‘Amazon’ dhe ditën tjetër ajo që ke porositur të vjen në shtëpi. Do të shikosh një film. ‘Log in’ që të shikosh një film dhe e ke aty. Do të shikosh një emision në seri?!. Bingo! Nuk të duhet as të presësh me javë të tëra. Njoh njerëz që i kalojnë sezonet e serialeve në kanale televizive vetëm që të arrijnë në fund të sezonit. Do të dalësh me dikë në takim?. Nuk të duhet as të mësosh sjelljen normale për një takim. Nuk të duhet as të mësosh dhe ta praktikosh aftësinë për të dalë në takime. Nuk të duhet as t’i mësosh mekanizmat social të përballjes në jetën reale.

Çdo gjë që do mund ta kesh në çast, me përjashtim të kënaqësisë në punë dhe marrëdhëniet e vërteta për të cilat nuk ka aplikacion dixhital që t’i menaxhojë. Në jetën e vërtetë, këto gjëra janë të ngadalëta, duan kohë, ndonjëherë shkaktojnë siklet dhe janë procese të ngatërruara.

Vazhdoj të takoj këta të rinjtë e mrekullueshëm dhe të talentuar të cilët sapo janë diplomuar, sapo kanë hyrë në punë, ulem me ta dhe i pyes: ‘Si po shkon?’; – Dhe ata përgjigjen: ‘Mendoj se do ta lë punën’. – Dhe, unë i pyes, ‘Po, përse?’; – Dhe, ata përgjigjen, ‘Sepse nuk kam asnjë ndikim këtu ku jam!’. Dhe unë u them, ‘po ti ke këtu vetëm 8 muaj.’ Është njësoj sikur të jenë në majë të një mali dhe kanë këto idenë abstrakte që duan të kenë ndikim me gjërat që bëjnë në botë.

Kështu, ajo që duhet të mësojë kjo gjeneratë e rë, është durimi. Se gjërat që kanë më të vërtetë rëndësi në jetë, si dashuria, përmbushja në vendin e punës, gëzimi, dëshria për jetën, vetëbesimit, set-i i aftësive që u nevojiten në jetë, secila prej këtyre gjërave kërkojnë kohë. Ndonjëherë, mund të përshpejtosh pjesëza të tyre, por udhëtimi i përgjithshëm është i vështirë dhe i gjatë. Dhe nëse nuk e zhvillon këtë grup aftësish dhe nuk je në gjendje të kërkosh ndihmë, atëhëre do të rrëzohesh nga mali.

Skenari më i keq siç po e shikojmë është rritja e nivelit të vëtvrasjeve. Jemi duke parë gjithashtu edhe rritje të mbidozimit nga përdorimi i drogërave. Jemi duke parë shumë nga këta fëmijë të cilët e lënë shkollë ose që marrin leje të përkoshme për shkak të depresionit. Dhe të gjitha këto janë më të vërtetë një gjë shumë e keqe.

Ndërsa, skenari më i mirë, do të kemi një gjeneratë të e cila do të rritet pa e kuptuar se çfarë do të thotë të jetosh. Ata nuk do të mund të gjejnë dot gëzim në jetën e tyre, ata nuk do të ndjejnë kurrë përmbushje të plotë dhe të thellë në jetë dhe në punë. Dhe ata do ta kalojnë jetën duke thënë është ok; Si shkon puna?; Ok, njësoj si dje. Si të shkojnë marrëdhëniet?; Ok! Dhe ky është skenari më i mirë.

Dhe kjo më çon tek pika e katërt, mjedisi.

Së kaërti – Ne i marrim këta fëmijë të mrekullueshëm dhe i hedhin në mjediset e korporatave. Korporatat janë të shqetësuara për shifrat dhe jo për këtë fëmijë, të rinj që futen në këto korporata. Ata janë të ineteresuar për fitimet afatshkurtra dhe jo për jetën e këtyre të rinjëve. Ne shqetësohemi më shumë për një vit sesa për peridhën e një jete. Kështu, ne po i fusim ato në këto mjedise korporatash, të cilat nuk i ndihmojnë ata që të ndërtojnë vetëbesimin. Ata nuk janë duke mësuar aftësitë e bashkëpunimit. Ata nuk janë duke i ndihmuar ata që të kapërcejnë sfidat e një bote dixhitale në mënyrë që të jenë më të ekuilibruar në jetën e tyre. Ata nuk janë duke i ndihmuar ata që të mësojnë të shijojnë gëzimin dhe përmbushjen që njeriu merr duke punuar fort për diçka për një kohë të gjatë. Gjëra të cilat nuk mund të arrihen për një muaj, madje as për një vit.

Kështu, ne i hedhin në këto mjedise korporatash dhe e dini se çfarë ndodh?

Gjëja më e keqe është se, ata mendojnë se faji është i tyre dhe jo i korporatave ku ata punojnë. Ata fajësojnë vëtëveten. Ata mendojnë se ata vetë nuk janë të aftë. Dhe kjo e bën edhe më keq situatën. Por, nuk është faji i tyre. Dhe unë jam këtu për tu thënë atyre që nuk është faji i tyre. Janë korporatat dhe mjediset që këto korporata ofrojnë ku kemi një mungesë të plotë të një lidershipi të mirë dhe se janë ata që i bëjnë ata të ndjehen kështu siç ndjehen. Atyre u ka rënë një dorë e keqe me letra. Kaq! Dhe më vjen keq të thëm, por kjo është përgjegjësia e korporatave.

Dhe do të doja që prindërit dhe shoqëria jonë të kishte bërë një punë më të mirë, por ja që ata nuk e kanë bërë këtë. Kështu, ne duhet të punojmë edhe më fort që të gjejmë rrugë për t’i ndihmuara ata që të ndërtojnë besimin tek vetja dhe për t’u mësuar ature aftësitë sociale që u mungojnë atyre. Në sallat e konferencave nuk duhet të ketë celularë. Asnjë! Zero! Nuk ndërtohen marrëdhëniet duke qëndruar me celularë në duar. E mban mend kur folëm për gjërat e vogla. Si për shembull, përpara një takimi pune dikush pyet, ‘si e ke babanë se e di që ka qenë në spital?’; ‘Ah, është shumë mirë. Faleminderit që pyet! Në fakt, tani është në shtëpi.’ Ja, kështu ndërtohen marrëdhëniet. Kështu ndërtohet besimi.

Besimi nuk është diçka që ndërtohet në një ngjarje apo në një ditë. Edhe në kohë të vështira besimi nuk ndërtohet menjëherë. Ky është një proces i ngadaltë, i qëndrueshëm, dhe ne duhet të krijojmë mundësi që të ndodhin këto shkëmbime të vogla midis njerëzve.

Ose, kur dilni me miq për darkë. Ajo që bëj unë kur dalim me miq për darkë është se i lëmë celularët tanë në shtëpi. Ndoshta vetëm njëri prej nesh do ta mbajë celularin për raste emergjente, kur na duhet të porosisim një taxi apo t’i bëjmë foto ushqimit tonë (qesh…). Është ë njëjta gjë si me alkoolin. Kur ti e largon alkoolin nga mjedisi i shtëpisë është se ti nuk ke besim tek fuqia e individit. Edhe ne nuk jemi mjaftueshëm të fortë. Dhe kur e largon tundimimin, në fakt i bën gjërat shumë më të lehta. Dhe kur nuk e ke celularin në fakt, ti thjesht i gëzohesh botës.

Dhe ky është çasti kur shfaqen edhe idetë. Nuk mund të kemi ide dhe të jemi novatorë kur jemi gjithë kohës duke shkëmbyer. Idetë lindin atëherë kur mendjet tona enden të lira. Për shembull, ti shikon diçka dhe mendon se, mund ta bësh. Ky quhet inovacion. Ndoshta ne po i rrëmbejmë edhe këto çastet e vogla në jetët tona, në të përditshmet tona.

Asnjë prej nesh nuk duhet t’i karikojnë celularët pranë shtratit në dhomën e gjumit, por në dhomën e ndenjes. Largoje tundimin! Si për shembull, të zgjohesh në mes të natës sepse nuk fle dot, nuk do të jesh në gjendje të kontrollosh telefonin që me shumë gjasa do ta përkeqësohë edhe më shumë pagjumësinë. Ne kemi për detyrë që të ndhmojmë këtë gjeneratë të re, fantastike dhe idealiste, që të ndërtojnë besimin tek vetja, të mësojnë të jenë të duruar, të mësojnë aftësitë sociale dhe të gjejnë një ekuilibër më të mirë midis jetës dhe teknologjisë. Sepse kjo është gjëja e drejtë për tu bërë!

Enkeleda Suti

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja Enkeleda SUTI

https://www.youtube.com/watch?v=As8XkJNaHbs

Facebook Comments