Nga Denisa DAKA

◾◾◾

Në shkelje flagrante të tē drejtave të fëmijëve, te respektimit, dinjitetit dhe nderit tē tyre, duke vënë nē rrezik integritetin e tyre gjithashtu, RTSH, ka transmetuar në mesditë, një film me metrazh të shkurtër të quajtur “Joshua and Harry”,filmi cili kish për subjekt dy djaloshë minorenë në një lidhje sentimentale homoseksuale mes tyre.
Këto pamje të rēnda pērmes kētyre transmetimeve tē cilat influencojnē e nxisin
orientimin seksual mes minorenēve këtu drejt marëdhënieve homoseksuale janë të paprecedenta.
Pa asnjë njoftim paraprak, nē kundērshtim me standartet bazē të vendosura për kēto raste, pë sinjalizime të paralajmëruara, njē televizion publik me një impakt të konsiderueshēm, transmeton njē film i cili keqeedukon e kapërcen çdo pritshmëri negative të imagjinatës më të shfrenuar në çdo rast.
Një rast konkret qē tregon se në kundërshtim të plotë me interesin më të lartë të fëmijëve këtu, u neglizhua respektimi i një sërë parimesh dhe kufizimesh të përcaktuara nga Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive (Miratuar me Vendimin e Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA), Statuti dhe dokumenti i “Parimeve Editoriale të RTSH-së” gjithashtu.
Ligji “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës” sakaq, përcakton qartazi tē drejtat dhe mbrojtjen e çdo fëmije, por dhe mekanizmat dhe autoritetet përgjegjës tē cilët duhet të garantojnē respektimin e këtyre të drejtave, në favor të fëmijëve.
Çdo veprim a mosveprim me dashje, me anë tē tē cilit shkaktohet çdo lloj dhune fizike apo mendore ku përfshihet dhe abuzimi seksual, është i dënueshëm me ligj.
Kēshilli Kombētar “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, ngritur enkas pēr mbrojtjen e fëmijëve ështē pothuaj i padukshëm, teksa fëmijēt këtu dhunohen ditë pas dite, jo veç në një formë.
Neglizhimi dhe mostrajtimi i rasteve të tilla, legjitimon shëmtinë e dhunimin e të drejtave të sejcilit prej fëmijëve tanë, duke anashkaluar faktin se interesi mē i lartë i fëmijēs, është e duhet të jetë konsideratë parësore në çdo rast.
Agjensia Shtetërore “Për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, ministri përkatës gjithashtu, me autoritetin që i jep ligji, duhet pērveçse të konstatojnē dhe të marrin masa të menjëhershme, që ky material me përmbajtje erotike, tē dēmshme pēr fēmijët, pēr djalin tim gjithashtu, tē bllokohet menjëherë, ndryshe dëmi paskësaj apatie, amullie e neglizhence kohë pas kohe do të jetë i pariparueshëm.
Fëmijët kanë nevojë të mbrohen nga të gjitha format e shfaqjes së dhunës, ndryshe nuk do të na e falin këtē shurdhëri e dēm sejcilit prej nesh dhe pse kryer nga disa syresh, për “qëllime të larta” a për llogari tē ndonjē “supermeni” këtu.

Facebook Comments